Ballina Lajme nacionale Arban Abrashi tërhiqet, Hazir Borovci përsëri zgjidhet kryetar i Degës së Tretë...

Arban Abrashi tërhiqet, Hazir Borovci përsëri zgjidhet kryetar i Degës së Tretë të LDK-së

28
SHPËRNDAJE

Hazir Borovci përsëri kryetar i Degës së Tretë të LDK-së, Arban Abrashi s’kandidoi hiç.

Sot u mbajtën zgjedhjet në Degën e Tretë të LDK-së, e quajtur edhe “Dega e Ibrahim Rugovës”, ku kryetar i Degës u rizgjodh kryetari deritashëm, Hazir Borovci. Kjo degë u shqua për probleme e rrahje mes përkrahësve të Borovcit dhe Abrashit. Gazeta Express ka konfirmuar se Arban Abrashi nuk ka kandiduar.

Përndryshe, kandidatja për kryetare të LDK-së, Vjosa Osmani, e ka kaluar sfidën e zgjedhjes për delegate të Kuvendit Qendror, e cila ishte edhe kusht për kandidim për postet tjera më të larta. Tani, LDK-ja i ka kryer zgjedhjet në të gjitha degët dhe janë të gatshëm për zgjedhjet e 3 gushtit.

-----