Ballina Lajme nacionale Arabia Saudit lejon vizat turistike, përjashtohen shqiptarët

Arabia Saudit lejon vizat turistike, përjashtohen shqiptarët

51
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Qytetarë të shumë shteteve evropiane do të kenë të drejtë të marrin viza turistike për në Arabi Saudite.

Arabia Saudite nga e premtja ka njoftuar se do t’i hapë dyert për turistët ndërkombëtarë. Ky vendim që shihet edhe si historik për vendin, vjen pas reformave të vazhdueshme drejt ndryshimit të ekonomisë.

----

Por kjo nuk vlen për të gjithë. Në fakt, viza turistike për në Arabinë Saudite mund të marrin vetëm qytetarët e 49 shteteve të botës. E 40 shtete janë tashmë nga Evropa.

Por, për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, nuk ka viza turistike.

Ende nuk dihet se cilat janë kriteret që një shtet të kualifikohet si vend, qytetarët e të cilit mund të aplikojnë për viza turistike.

Në listën e publikuar nga uebfaqja e Ministrisë së Jashtme të Arabisë Saudite, ka edhe vende ballkanike të cilat janë të kualifikuara.

Qytetarët e Malit të Zi, Greqisë, Kroacisë, Bullgarisë e Rumanisë mund të aplikojnë për viza turistike.

Arabia Saudite synon që turizmi t’i rritet nga 3% në 10% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2030.

----- ----