Ballina Teknologji Apple prezanton iPhone 12, është më rezistenti nga të gjithë

Apple prezanton iPhone 12, është më rezistenti nga të gjithë

7
SHPËRNDAJE

Apple prezantoi zyrtarisht telefonin më të ri iPhone gjatë një eventi “Live” që u ndoq nga miliona njerëz në mbarë botën.

Smartphone-i i ri është dizenjuar me skaje të rrumbullakosura, të ngjashme me iPad Pro dhe është i pajisur me rrjet 5G, një nga risitë më të mëdha të tij. Ai lejon pajisjen të ketë akses në bandën ultra të gjerë të Verizon 5G, që konsiderohet si një nga sistemet më të shpejta në botë me mbi 4 gigabytes në sekondë.

iPhone 12 është gjithashtu i pajisur me një mbrojtëse qeramike të cilën Apple e konsideron si xhamin më të fortë se çdo Smartphone tjetër. Gjithashtu ai është më rezistent ndaj nxehtësisë dhe rënieve.

Zakonisht, Apple e prezanton Iphone-in e ri në shtator, por kompania u përball me vonesa këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila mbylli fabrikat në Kinë.

-----