Ballina LifeBizare Aplikacioni në smartfon që redukton migrenën

Aplikacioni në smartfon që redukton migrenën

43
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Smartfoni mund të bëhet një aleat i ri kundër migrenës. Hulumtimet shkencore kanë zbuluar se një aplikacion që ndihmon relaksimin dhe që përdoret të paktën dy herë në javë, mund të zvogëlojë dhimbjet e kokës me një mesatare prej katër ditësh në një muaj. Është ky rezultati i një studimi që i ka bërë hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë të Nju Jorkut të zbulonin aplikacionin ‘Relaxahead’, i cili nuk është asgjë më shumë se një udhëzues dixhital për relaksimin progresiv të muskujve.

Ky studim është botuar në revistën shkencore ‘Nature Digital Medicine’ dhe është i pari që vlerëson, nën mbikëqyrjen mjekësore, një aplikacion për trajtimin e migrenës dhe një për përdorimin e trajtimeve tradicionale.

----

Pjesëmarrësit e studimit kishin një mesatare prej 13 ditësh migrenë në muaj. 39% e tyre raportojnë se kanë pasur ankth dhe 30% depresion.

Megjithatë, terapia me relaksim progresiv të muskujve, duke përdorur aplikacionin, ka pasur një rënie në përdorim me kalimin e kohës: përdoruesit kanë rënë me 51% pas gjashtë javësh dhe 29% pas tre muajsh. Autorët e studimit planifikojnë të identifikojnë teknikat e mundshme për të inkurajuar sesione më të shpeshta.

----- ----