Ballina Lajme nacionale Apeli i fortë i ish-presidentit: 30 vjet politika mendoi për veten, sot...

Apeli i fortë i ish-presidentit: 30 vjet politika mendoi për veten, sot po nxisin urrejtje mes shqiptarëve. E papranueshme!

8
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti Alfred Moisiu në një deklaratë për mediat u ka bërë apel forcave politike të ulin armët e të nisin dialogun në të mirë të vendit, duke e lidhur shtyrjen e negociatave me BE me krizën politike që ka kapluar vendin. Sipas Moisiut, nxitja e urrejtjes mes shqiptare është e patolerueshme, veprimet e dhunshme ndaj institucione përdorimi i shprehjeve të luftës.

“Kriza politike po përkeqësohet, është koha  e fundit për dialog për zgjedhje në interes të Shqipërisë jo në kurriz të saj. Nxitja e urrejtjes mes shqiptare është e patolerueshme, veprimet e dhunshme ndaj institucioneve përdorimi i shprehjeve luftës. Gjendja e krizës dhe përsëritja periodike  e saj për 30 vjet, në vend t’i shtynte elitat politike të nxirrnin mësim ka rezultuar se ata kanë vendosur interesat personale mbi ato të vendit.

Vlerësojmë se kjo situatë duhet të marrë fund përmes një reformimi të thellë”, tha Moisiu, ndërsa ritheksoi edhe një herë domosdoshmërinë e zgjedhjes së presidentit nga populli.

 

-----