Ballina Lajme nacionale Apel për qytetarët: Therni kurban sigurt dhe pastër

Apel për qytetarët: Therni kurban sigurt dhe pastër

22
SHPËRNDAJE

Myslimanët këtë të diele festojnë Kurban Bajramin.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në prag të festës së Kurban Bajramit i ka bërë thirrje besimtarëve mysliman që kryerjen e therjes së kurbanit ta bëjnë në mënyrë të sigurt dhe të pastër.

Nëpërmjet një njoftimi AUV fton që ky rit fetar të bëhet sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovë.

“Therjet të bëhen vetëm në therrtoret e licencuara nga AUV. Kafsha e cila theret për konsum familjar dhe të afërmve mbi të gjitha duhet të jetë e kontrolluar. Kontrollimi kryhet në thertore, para procesit, gjatë procesit të therjes dhe pas. Pas hulumtimit nga ana e veterinarit vlerësohet mishi dhe e merr vulën për konsum”.

Sipas kësaj Agjencie tregtimi i kafshëve duhet të bëhet me dokumentacion përcjellës.

“Para blerjes duhet të sigurohet se kafsha posedon numrin, dhe dokumentet e tjera përcjellëse që dëshmon prejardhjen dhe gjendjen shëndetësore të kafshës. Ato përfshijnë matrikullin (numrin e lëshuar nga autoriteti kompetent), të posedojnë certifikatat shëndetësore nga veterinerët e lincencuar.”

Agjencia e Ushqimit bën të ditur se secila kafshë që haset në treg pa dëshmitë e lartcekura konsiderohet ilegale dhe mund të konfiskohet në çdo kohë.
Ndër të tjera AUV thekson se therjet ilegale dhe të pakontrolluara të kurbanëve do të mund të ndikojnë në shëndetin tonë publik.

-----