Ballina Showbiz Anxhela Martini “harron” modelingun, i është futur një karriere të re

Anxhela Martini “harron” modelingun, i është futur një karriere të re

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Bashkëshorti i modeles Anxhela Martini është në kërkim, pasi akuzohet nga gjykata rumune se është përfshirë në një grup kriminal, që i ka shkaktuar shtetit një dëm me vlerë 114 milionë euro. Siç raportohet nga uebet rumune, bashkëshorti i Martinit ka mundur të sigurojë ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari, Ivonne Aline Buzescu-Movila.

Prej kohësh, martesa e modeles Angela Martini dhe miliarderit rumun, Dragos Savulescu, ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve pas thashethemeve se çifti i kishte dhënë fund martesës së tyre.

Në këtë situatë të vështirë, Anxhela ka menduar të tjera mënyra për të fituar para, gjithmonë sipas këshillave të partnerit miliarder, i cili është një producent filmash.

Karriera e saj nisi si modele, ndërsa sot është autore e librit të saj të parë “Dashuri, Shpresë, Dritë”. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në kanalin e njohur amerikan “KTLA 5”, për të folur mbi librin e saj dhe planet e së ardhmes.

Ajo foli edhe për Shqipërinë, që e quan një vend të bukur dhe tregon se është mjaft e dashuruar me të. Më pas, Anxhela zbuloi fillimet e saj të karrierës si modele.

---- ---- ----
-----