Ballina Lajme nacionale Anulohet vizita e Gjuriqit, MPJ ia ndalon hyrjen në Kosovë

Anulohet vizita e Gjuriqit, MPJ ia ndalon hyrjen në Kosovë

12
SHPËRNDAJE

Duket se është anuluar vizita e Marko Gjuriqit në Kosovë.

Për nesër në veri të vendit ishte paraparë vizita e dy zyrtarëve serb, në prag të asaj që po quhet krizë humanitare, edhe pse arsyeja e vizitës ishte marrë për të qëndruar në Universitetin e Mitrovicës.

Mirëpo, burime nga MPJ deklaruan se vizita e planifikuar për Drejtorin e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, dhe ministrin e Arsimit serb, Mladen Sarceviq është anuluar.

Express, nga burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme ka marrë vesh se vizita e planifikuar për dje është anuluar, pasi që Gjurqiq dhe Saraceviq iu është anuluar leja e cila iu dha dje.

“Është marrë vendim për anulim të vizitës se nesërme të paraparë nga dy zyrtarët serb”, deklaroi ky burim.

Dje është raportuar se dy zyrtarë serbë do të vizitonin të premten Kosovën, e për këtë kishin marrë leje nga autoritetet.

“Po iu është dhënë leje Marko Gjuriqit dhe Mladen Saraceviq. Të dy këta do të qëndrojnë një ditë në Kosovë për një vizitë rutinore në Universitetin e Mitrovicës”, deklaroi dje këshilltari i ministrit, Jetlir Zyberaj.

Ndryshe, tash e disa ditë po raportohet se veriu i vendit po përballet me krizë humanitare.

-----