

I dërguari i administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për të anuluar vizitën në SHBA.
Grenell shkruan se ky vendim është më se i kuptueshëm dhe se pret që takimi të riskedulohet së ma shpejt.
“Faleminderit, kryeministri Hoti. E kuptojmë vendimin tuaj dhe presim me padurim të ricaktojmë një datë tjetër për takimin,” shkruan Grenell.
Ndërsa më herët ishte Hoti, i cili po në Twitter, njoftoi se për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave nga Zyra e Prokurorit Special, është rikthyer në vend për t’u marrë me situatën.
Thank you, Prime Minister Hoti. We understand your decision and we look forward to re-scheduling the meeting soon. https://t.co/BNOygifIyY
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 25, 2020