Ballina Lajme nacionale Anulimi i takimit në SHBA, Mustafa: Delegacioni u nda në dysh sa...

Anulimi i takimit në SHBA, Mustafa: Delegacioni u nda në dysh sa ishte në aeroplan

111
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar vendimin e marrë nga kryeministri Avdullah Hoti për të anuluar pjesëmarrjen në takimin e Uashingtonit më 27 qershor.

----

“Në Uashington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet ti prijë delegacionit. Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e ti prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale”, shkruan Mustafa në rrjetet sociale.

Postimi i plotë në Facebook

Në LDK nuk ka konfuzion se a duhet të shkojë Kryeministri në Uashington apo jo.

LDK beson fuqishëm në SHBA-të. Për në Uashington u nis delegacioni shtetëror i Kosovës me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan.

Në Uashington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet ti prijë delegacionit.

Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e ti prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale.

Nuk kemi të bëjmë me Z. Thaçi dhe z. Hoti por kemi të bëjmë me shtetin e Kosovë.

Bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe BE nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me proceset dhe procedurat e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale.

Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiqin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashk të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme. Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje. IM

----- ----