Ballina Lajme nacionale Ankohet Daçiq, thotë se politika e përbashkët e jashtme Kosovë-Shqipëri është pjesë...

Ankohet Daçiq, thotë se politika e përbashkët e jashtme Kosovë-Shqipëri është pjesë e projektit të “Shqipërisë së madhe”

21
SHPËRNDAJE

Ivica Daçiqi ka thënë se politika e përbashkët e jashtme Kosovë-Shqipëri është pjesë e projektit të “Shqipërisë së madhe”.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka akuzuar të hënën qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë se po punojnë në krijimin e “Shqipërisë së madhe”, dhe në të njëjtën kohë ka kërcënuar se asnjë zgjidhje për statusin e Kosovës nuk do të jetë e mundshme përderisa ajo nuk arrihet drejtpërdrejt me Beogradin.

Daçiqi, derisa po merr pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje-Hercegovina, ka thënë se është e dukshme që Kosova dhe Shqipëria kanë nisur të zbatojnë politikën e përbashkët të jashtme, dhe tërë këtë e ka ndërlidhur me atë që ai e quan plan më të gjerë politik.

“(Behgjet) Pacolli thotë se marrëveshja për politikë të përbashkët të jashtme i paraqet Shqipërinë dhe Kosovën si një komb të vetëm. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që të vërtetohet se në prag e kemi krijimin e Shqipërisë së madhe”, tha Daçiqi para gazetarëve të cilët kërkuar nga ai të komentojnë vendimet e qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë që të mos marrin pjesë në samit, raporton “Direktno. hr”.

Ai shtroi pyetjen se çfarë do të ndodhte sikur vendi i tij do të nënshkruante marrëveshje të ngjashme me Republikën Serbe të Bosnjë e Hercegovinës, transmeton Koha. net.

Shefi i diplomacisë serbe tha se Beogradi, ndonëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk ka asgjë kundër pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativa ndërkombëtare siç është kjo e SEECP-së, por nuk do të lejonte që të paragjykohej zgjidhja e statusit.

“Për Kosovën s’ka zgjidhje përderisa nuk merret vesh me Beogradin. Ndoshta dikush ia premton këtë, por kjo nuk është reale”, tha Daçiqi.

Ai thotë se mos-shkuarja e delegacionit të Kosovës në Bosnje ka për qëllim t’i bëjë presion Bosnjës që të njohë pavarësinë e Kosovës.

-----