Ballina Showbiz Anjeza Shahini tregon vuajtjet e lindjes se parakohshme

Anjeza Shahini tregon vuajtjet e lindjes se parakohshme

17
SHPËRNDAJE

Anjeza Shahini foli sot nga Londra për vajzën e saj, aty ku është shpërngulur dhe ka krijuar dhe familjen e saj, me diplomatin britanik Paul Edëard Conolly.

Në një intervistë përmes Skype, me emisionin “Rudina” në Tv Klan, Anjeza tregoi sesi lindi vajza me emrin Tori, e cila pak ditë më parë mbushi 1 vjeç. Ardhja e saj në jetë e ka bërë edhe më të lumtur këngëtaren.

“I ka rritur gradat e lumturisë shumë ardhja e Torit në jetën time dhe ndoshta kjo e reflekton pak. Të dy emrat e vajzës sime janë të lidhur me emrat e prindërve të mi”.

Më tej, Anjeza tregon se shtatzënia ka qenë një periudhë e vështirë, sepse vajza e saj ka lindur më herët dhe për këtë arsye ajo ka qëndruar rreth 3 muaj me vajzën në spital. Por më pas, gjithçka shkoi për mrekulli.

“Tori lindi dhe ka qenë goxha më herët nga ç’pritej. Ajo lindi vetëm 26- javëshe, ka qenë shumë më herët. Kemi patur një vit paksa të vështirë nga kjo anë. Ne kemi kaluar 3 muaj bashkë në spital sepse nuk ishte e gatshme të vinte në shtëpi. Por falë Zotit, ajo është absolutisht një mrekulli, tashmë është shumë mirë, çdo gjë është në rregull”.

The post Anjeza Shahini tregon vuajtjet e lindjes se parakohshme appeared first on Lajmi Fundit – Lajmet e Fundit nga Shqiperia, Rajoni dhe Bota, informacion live.

-----