Ballina Showbiz Anita me dedikim special për Ramushin, kështu ia uron ditëlindjen

Anita me dedikim special për Ramushin, kështu ia uron ditëlindjen

46
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nuk mungon dedikim special i Anitës në ditëlindjen e 51-të të Ramushit. ”Vazhdoj të mendoj se jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë”.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 51-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Teksa e nisi mëngjesin duke publikuar një fotografi me të ëmën, duke treguar si e nisi ditëlindjen e 51-të – një tjetër urim të veçantë mori në anën tjetër nga bashkëshortja e tij.

Spikerja Anita Muçaj-Haradinaj publikoi në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqej përkrah Ramushit në sheshin e kryeqytetit.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo i bën një dedikim të veçantë kryeministrit, duke e cilësuar si burrin ideal.

“Ti sot po i bën veç 51 vjet e me mua në martese po i bëjmë veç 16, shumë muaj e shumë kam për të thënë, por shkon gjatë ky muhabet, prandaj nuk po e zgjas e po e përmbledh, që pavarësisht që shumë po më mungon e besa edhe shpesh mërzitem që s’po të shoh, vazhdon të jesh burri më ideal që ekziston! Të dua Ramush Haradinaj, Gëzuar për jetë! (Vazhdoj me mendu që jam dhurata më e mirë që ke mujt me marrë ndonjëherë për ditëlindje”, kanë qenë fjalët e Anitës.

Çifti përndryshe janë prindër të tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.

---- ----
-----