Ballina Sport Anila Denaj: Kërkesa e Ligës për Ligjin e Sponsorizimit janë jo logjike...

Anila Denaj: Kërkesa e Ligës për Ligjin e Sponsorizimit janë jo logjike për buxhetin

9
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një bisedë për Report Tv ka cekur edhe kërkesat e Ligës së Futbollit që kanë ndikim direkt në buxhetin e shtetit.

Denaj I ka cilësuar disa nga kërkesat si jo llogjike për buxhetin dhe se prej dy vitesh është duke u diskutuar në ministri një mbështetje për sportin, sa I takon anës fiskale.

Denaj ka shkuar më tej kur e ka cilësuar Lgjin e Sponsorizimeve si diçka e kërkuar nga BE në praktikat ekonomike dhe se Ligës I është propozuar diçka konkrete. Do duhej të ishte dita e sotme, me kryeministrin Edi Rama që ka në dorë të “çojë topin në rrjetë”, për nsijen ose jo të futbollit, duke nxjerrë Ligën nga bojkoti.

“Kërkesat e çdo sektori janë të rëndësishme por nuk mund të plotësohen të gjitha. Kërkesat janë parë në llogjikë dhe në fond. Rastin e Ligës kemi dy vite që e diskutojmë së brendëshmi. Në llogjikë kërkesat fiskale nuk qëndrojnë, nëse I shtojmë edhe pjesën e pandemisë kjo është e pamundur. Jemi ulur të martën dhe kemi komunikuar me Ligën dhe kjo është gjë e mirë.

Kërkesa e Ligës që të marrë një pjesë të Ligjit të Sponsorizimit është jo logjike për buxhetin. Mendojmë se është më transparente pjesa që një biznes që investon në sport të ketë lehtësi dhe më pas në mënyrë të kontrolluar investimet të shkojnë për sportin. Kemi negociuar për TVSH e klubeve, nxitjen e monitorimit 2 vjeçar sepse është diçka që e kërkon BE”, tha Denaj.

-----