Ballina Lajme Bota/Rajoni Anglia do të përballet me “ulje të konsiderueshme” në furnizimin e vaksinave...

Anglia do të përballet me “ulje të konsiderueshme” në furnizimin e vaksinave në muajin prill

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Londër, 17 mars – Anglia, duke filluar nga 29 marsi, në katër javët e ardhshme mund të përballet me “ulje të konsiderueshme” në furnizimin javor të vaksinave, paralajmëruan krerët e Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë, njoftoi DPA.

Në një letër të publikuar sot, Emili Loson dhe dr. Nikita Kanani nga Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë të Anglisë u shkruan qendrave të vaksinimit duke deklaruar se grupi punues qeveritar për vaksinat i kishte informuar ata se “do të ketë reduktim të ndjeshëm të furnizimit javor nga prodhuesit e vaksinave, duke filluar nga 29 marsi, që do të thotë se sasitë për dozat e para do të kufizohen ndjeshëm”.

“Aktualisht ata parashikojnë se kjo do të zgjasë për një periudhë prej katër javësh, si rezultat i zvogëlimit të furnizimit të vaksinave të importuara”.

Në letër më tej thuhet se nuk do të ketë nevojë për termine të mëtejshme vaksinimi në prill.

The post Anglia do të përballet me “ulje të konsiderueshme” në furnizimin e vaksinave në muajin prill appeared first on KOHA.

---- ----
-----