Ballina Sport Anglezi Majkëll Ngo: Unë jam çun Tirone. Mbaj lidhje dhe me Egbo,...

Anglezi Majkëll Ngo: Unë jam çun Tirone. Mbaj lidhje dhe me Egbo, është “tirons” i vjetër ai

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Majkëll Ngo, ish-golashënuesi i Tiranës në sezonin e shkuar kur u shpallën kampionë, prej disa muajsh u largua nga skuadra bardheblu, duke mos qenë as pjesë e Kupave të Europës, një mungesë e theksuar në sulmin e kampionëve që vazhdon e mungon. Në një rrëfim për “Top Channel”, anglezi Ngo, i përgjigjet deklaratës së presidentit Halili, i cili kohë më parë deklaroi, se “ai nuk donte më të luante futboll”.

“Nuk është e vërtet ajo që ka thënë presidenti Halili për mua, unë e respektoj, por nuk është e vërtetë. Unë ia kam thënë në sy presidenti, ku ishte edhe Arbi edhe Mario dhe disa të tjerë aty. I thashë që unë dua shumë të luaj për Tiranën, sidomos në Kupat e Europës doja të isha një ndihmë për klubin.

Unë kam qenë atje për gati tri vite. I pari ishte në Kategorinë e Parë, më pas një sezon që nuk shkoi mirë dhe sezoni i fundit, që u menaxhua shumë mirë edhe nga Arbi nga ana sportive, që fituam titullin. Unë i kam thënë qartë dhe nuk mund ta përgënjeshtrojë askush, as presidenti dhe askush, unë jam në situatë të vështirë për momentin dhe më duhen paratë, ato para nuk m’u dhanë dhe mua m’u desh të kthehem në Angli. Me pak fjalë, presidenti e di shumë mire, që nuk mundi të më plotësojë kërkesat e mia financiare dhe unë ika, kaq.”

Po çfarë ndodhi me Michael Ngo që vendosi të largohet?

“Kur fituam titullin pata një ofertë nga Tirana për të rinovuar, por unë pata një bisede me presidentin përpara finales së Kupës. Nuk isha në gjendje të mirë psikologjike, pasi kisha disa probleme në familje. Kisha 3 muaj pa u papaguar dhe situata e Covidit, gjithashtu ndikonte. I kërkova presidentit, nëse mund të më paguante ato para, pasi kisha një situatë jo të mirë në Angli, por nëse jo, do të më duhet të iki në Angli që të gjej paratë që më duhen dhe të zgjidh situatën. Ai më pagoi diçka, por nuk më pagoi ato që më kishte premtuar në tavolinë. Kështu që unë nuk mund të pranoja ofertën, pasi për mua familja është e para. Kështu erdha në Angli, që të zgjidhja problemet që kisha. Më pas erdhën Kupat e Europës dhe unë pata sërish kontakte me ish-drejtorin Arbi Laçi. Unë ia sqarova situatën që pata me nënën time dhe kjo ishte më e rëndësishme. Unë do të doja shumë t’i ndihmoj, por në atë moment nuk mundesha.”

Po çfarë bën tani ish-sulmuesi bardheblu?

“Tani në Londër jam me familjen time, se më kishte munguar shumë, pasi isha në Shqipëri në periudhën e mbylljes së vendit dhe nuk kisha as mundësi të vija që t’i shihja. Por tani jam këtu në Londër dhe po stërvitem vetëm, po krijoj muskujt e nevojshëm që më duhen. Kjo është pak a shumë e përditshmja ime, qëndroj me familjen dhe stërvitem.  Kam patur mundësi që të stërvitem edhe në ndonjë klub këtu dhe miqtë e mi ma kanë rekomanduar, por nuk pranova, preferoj të stërvitem vetëm dhe kam një trajner personal.”

A keni më kontakte me drejtuesit, lojtarët, apo trajnerin e Tiranës?

“Kam kontakte me disa lojtarë që kanë qenë, jo këto që janë, si Albi Doka, Kobina, apo ish-trajneri Egbo. Sigurisht kam kontakt edhe me pjesë të stafit mjekësore si Erzeni dhe Tedi, këto janë kontaktet që kam. Ndërkohë, me drejtoreshën aktuale kam biseduar për disa probleme që kemi pasur dhe që po zgjidhen.”

E keni ndjekur ish-skuadrën tuaj, ia keni parë ndeshjet?

“Nuk e kam parë dot Tiranën, por kam parë rezultatet se si kanë qenë. Këtu nuk mund t’i shoh ndeshjet.”

Cilat kanë qenë momentet e tua më të mira te Tirana?

“Kemi patur momente shumë të mira, kishim menaxher të mirë, kishim një stol rezervash shumë të mirë dhe të gjitha këto bashkë bënë që ne të fitonim titullin kampion.”

Do të kthehet më në Shqipëri, Majkëll Ngo, te Tirana apo Partizani?

“Unë tani jam më mirë dhe i kam thënë edhe drejtuesve të Tiranës, që kur të përfundoni së paguari pagat e prapambetura të vitit të shkuar dhe disa bonuse që kisha në kontratë për fitimin e titullit dhe gjëra të tilla, për të cilat më thanë që do të përfundojnë këtë javë, unë jam i hapur të flas. Po pres oferta, ky është momenti im i duhur që të rikthehem në fushën e lojës. Unë jam një çun Tirone, ju e dini, kam marrëdhënie shumë të mirë edhe me tifozët e Tiranës. Partizani është një skuadër e mirë dhe unë e respektoj, por unë jam çun Tirone.”

---- ---- ----
-----