Ballina Sport Anglezët nuk ia harrojnë Maradonës: Ku ishte VAR-i kur na duhej më...

Anglezët nuk ia harrojnë Maradonës: Ku ishte VAR-i kur na duhej më shumë se kurrë?

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ka disa anglezë që edhe në ditën e ndarjes nga jeta të atij që konsiderohet si futbollisti më i mirë i historisë së futbollit, kujtojnë çerekfinalen e Botërorit 1986, ku Diego Armando Maradona mposhti Anglinë me dy gola, më të bukurin e historisë dhe Dorën e Zotit.

“Daily Star” vendosi që sot të hapë faqen e parë me një titull që stonon: “Ku ishte VAR-i kur na duhej më shumë se kurrë?”.

----

Ndërsa në një intervistë për “Daily Mail”, portieri anglez që pësoi golat, Peter Shilton, tha se ende nuk ia ka falur Maradonës golin e famshëm me dorë.

“Ishte lojtar i madh, por jo në sportivitet. Është futbollisti më i mirë që kam pasur përballë. Por, nuk më ka pëlqyer fakti që nuk kërkoi kurrë falje për atë gol. Nuk pranoi kurrë se bëri me hile. Gjithësesi, më vjen shumë keq që iku në atë moshë”, tha Shilton.

----- ----