Ballina Showbiz Angelina Jolie sërish në kinematografi, cila është historia e filmit që riktheu...

Angelina Jolie sërish në kinematografi, cila është historia e filmit që riktheu aktoren

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Një lajm i mirë ka ardhur për të gjithë fansat e Angelina Jolie. Aktorja e njohur do të rikthehet në kinematografi me filmin me titull “Those Who Wish Me Dead”.

Me regji të Taylor Sheridanit dhe i bazuar në romanin e autorit Michael Koryta me të njëjtin emër, filmi i takon zhanrit triler dhe aksion.

Ndërsa në rolet kryesore përveç Jolie, do të jenë aktorët: Nicholas Hoult, Finn Little, Aidan Gillen, Medina Senghore, Tyler Perry, Jake Weber dhe Jon Bernthal.

Filmi e rrëfen historinë e një djaloshi adoleshentë, i cili është dëshmitarë i vrasjes së babait të tij, në afërsi të një pylli të madh kombëtarë.

I ndjekur nga vrasësit të cilët duan ta mbajnë atë të heshtur, djaloshi në fjalë e gjen veten duke kërkuar strehim në brendësi të pyllit. Shumë shpejt ai e takon një zjarrfikëse veteran dhe eksperte e mbijetesës në shkretëtirë, që në film portretizohet nga Angelina Jolie, dhe e cila i ofron strehim në kullën e saj të vrojtimit. Por situate bëhet e rrezikshme për të dy, kur vrasësit i vënë flakën kullës së vrojtimit me qëllim që t’i detyrojnë ata të dorëzohen, dhe kështu që të dy përpiqen që me çdo kusht t’i mbijetojnë kësaj situate.

Ndërkohë  “Those Who Wish Me Dead” planifikohet të lancohet nëpër kinematë e Amerikës dhe në platformën HBO Max, më 14 maj të këtij viti./abcnews.al

The post Angelina Jolie sërish në kinematografi, cila është historia e filmit që riktheu aktoren appeared first on Abc News.

---- ----
-----