Ballina Lajme nacionale Anëtarësimi në INTERPOL, Serbia nis një “luftë” të re kundër Kosovës

Anëtarësimi në INTERPOL, Serbia nis një “luftë” të re kundër Kosovës

40
SHPËRNDAJE

Kosova do të tëntojë sërish këtë vit për tu transferuar në INTERPOL.

Edhe pse na ndajnë edhe katër muaj nga mbajtja e sesionit të votimit për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Serbia tashmë ka filluar propagandën e saj.

Për të tretën herë Kosova do të përpiqet të provojë të anëtarësohet në INTERPOL, mirëpo Serbia vazhdon me propagandën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Edhe pse në muajin tetor do të mbahet sesioni për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Serbia tashmë ka filluar propagandën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës

Është ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefaqnoviq, vazhdon të mendoj se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL është në kundërshtim me rregullat e saj bazë dhe çon në politizimin e kësaj organizate policore profesionale dhe se sipas tij, nëse Kosova do të anëtarësohej në këtë organizatë atëherë siç u shpreh Stefanoviq, kjo do të përbënte një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe procedurave të INTERPOL-it.

Këto deklarata i ka bërë Stefanoviq pas një takimi që kishte me zëvendëspresidentin e INTERPOL-it dhe kreun e Byrosë Kombëtare Ruse, Aleksandar Prokopquk, i cili e informoi atë në detaje rreth arsyeve pse Serbia kundërshton pranimin e Kosovës në INTERPOL.

“Si mund të priten institucionet e Kosovës që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe rregullat e INTERPOL-it, kur forcat e tyre të sigurisë të kalojnë nëpër përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara”, u shpreh Stefanoviq, transmeton më tutje lajmi.net.

Si po ashtu vuri në dukje se në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kosova është territor i Serbisë dhe në këtë mënyrë nuk e gëzon të drejtën që të aplikojë për anëtarësim në INTERPOL.

Ai po ashtu ka thënë se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL është në kundërshtim me Rezolutën Korel, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it në një takim në Pekin në vitin 2017, e cila sipas tij, qartë e përcakton që vetëm shtetet anëtare ose vëzhguesit në OKB-së mund të bëhen anëtarë të INTERPOL-it, e që siç u shpreh Stefanoviq, Kosova nuk bën pjesë në këto shtete.

Stefanoviq gjatë këtij takimi ka kujtuar edhe rezultatin e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it në Dubai, kur kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë u refuzua në mënyrë të qartë, transmeton më tutje lajmi. net.

Përveç kësaj, Stefanoviq, nuk ka reshtur së propaganduari se arsyeja përse në sesionin e kaluar Kosova pësoi debakël në vota për anëtarësim në INTERPOL ishte fakti që siç u shpreh ai, disa shtete tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas ministrit serb, policia serbe është një nga më të vlefshmet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, e cila siç u shpreh ai, konfirmohet nga të dhënat zyrtare të INTERPOL-it, sipas të cilit policia serbe është në 10 partnerët më të dëshirueshëm të kësaj organizate.

Në anën tjetër, zëvendëspresidenti i INTERPOL-it, citohet të ketë thënë se, kjo Serbia dhe Rusia kanë një bashkëpunim të mirë, veçanërisht në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe terrorizmit.

-----