Ballina Lajme Bota/Rajoni Anëtarë të Këshillit të KB-së për të drejtat e njeriut e kritikojnë...

Anëtarë të Këshillit të KB-së për të drejtat e njeriut e kritikojnë Rusinë për shkak të Navalnit

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Më shumë se 40 vende e kritikuan sot Rusinë në Këshillin e KB-së për të drejtat e njeriut për trajtimin ndaj liderit të opozitës Aleksander Navalnit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në deklaratën e përbashkët pa presedan kundër Rusisë, dënohet “situata e përkeqësuar e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore” që manifestohet me “arrestim dhe paraburgim të paligjshëm të Aleksej Navalnit”.

Nga autoritetet ruse kërkohet “lirim i menjëhershëm dhe i pakushtëzuar” i Navalnit, si dhe “të gjithëve që në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare janë privuar nga liria”.

Navalni, (44), është arrestuar në janar pasi kthimin në vend nga mjekimi në Gjermani për shkak të helmimit. Ai më pas u arrestua dhe u dënua me burg për shkak të shkelses së dënimit me kusht.

The post Anëtarë të Këshillit të KB-së për të drejtat e njeriut e kritikojnë Rusinë për shkak të Navalnit appeared first on KOHA.

---- ---- ----
-----