Ballina Sport ANEKDOTA E DITËS/ Historia e ibrikut përvëlues, kur Nicky Butt duhet të...

ANEKDOTA E DITËS/ Historia e ibrikut përvëlues, kur Nicky Butt duhet të vraponte gjithë jetën

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Rrengjet mes futbollistëve janë të shumta. Ata kalojnë një pjesë të madhe të kohës së bashku dhe shpesh nuk mundojnë edhe lojërat. Normalisht ka edhe nerva, ndonjë grusht të dhënë dhe shumë të qeshura.

Viktimë e një rrengu vite më parë ka qenë edhe portieri legjendar i Manchester United, Peter Schmeichel. Danezi, pas një seance stërvitore, ishte duke qëndruar në dushe dhe nuk ia kishte idenë se çfarë kishin menduar shokët e skuadrës.

Ai as që e kishte idenë se çfarë i prisnin vithet e tij. Nicky Butt kishte në dorë një ibrik me ujë që vlonte, me synimin që ta vendoste në të pasmet e Schmeichel. Skenari i lojtarit të United u vu në jetë, edhe pse jo siç ishte menduat në fillim.

“Nicky kishte guximin ta mbante përpara vetes ibrikun me ujin që vlonte, ndërsa Peter u kthye të shihte se çfarë po ndodhte pas tij dhe u përvëlua nga para”, tregonte para disa kohësh Jaap Stam, pjesë e Manchester United dhe dëshmitar i ngjarjes së ndodhur.

Holandezi më pas ka shtuar: “Schmeichel mori menjëherë një peshqir dhe iu vu në shpinë Butt. Ai duhej të vraponte për gjithë jetën, kurse Peter e ndoqi atë rreth e përqark qendrës stërvitore ‘The Cliff’ disa herë. Ne po qeshnim me lot të gjithë, ishte e paharrueshme ajo që ndodhi”. /abcnews.al

The post ANEKDOTA E DITËS/ Historia e ibrikut përvëlues, kur Nicky Butt duhet të vraponte gjithë jetën appeared first on Abc News.

---- ----
-----