Ballina Sport Andi Lilës ia merr mendjen fushata me PD-në, ngatërron momentin e rëndësishëm...

Andi Lilës ia merr mendjen fushata me PD-në, ngatërron momentin e rëndësishëm historik

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Si sot, gjashtë vite më parë, Kombëtarja shqiptare do përjetonte një nga momentet e rëndësishme historike që mbahet mend nga të gjithë. Mbi qiellin e Beogradit në Serbi fluturoi droni me simbolet kombëtare shqiptare.

Në 14/10/2014 luhej sfida kualifikuese e EURO 16 mes Serbisë dhe Shqipërisë, aty ku 30 mijë serbë këndonin në kor kundër shqiptarëve.

Këtë moment e ka kujtuar sot edhe ish-mbrojtësi kuqezi, Andi Lila. Tanimë në krye të Sindikatës së Futbollistëve dhe një nga kandidatët për deputet të Partisë Demokratike, Lila duket se e ka mendjen te fushata zgjedhore, duke ngatërruar datën e ngjarjeve të Beogradit.

Në postimin në rrjetet sociale, Lila thekson se ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, çka nuk është e vërtetë.

“Mos ma prek flamurin”, shkruan Lila duke postuar edhe dy foto nga ngjarjet në Serbi.

---- ----
----
----- ----
-----