Ballina Sport Andi Lila flet si Ministër sporti i PD-së: Unë do e ndihmojë...

Andi Lila flet si Ministër sporti i PD-së: Unë do e ndihmojë futbollin shqiptar

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Andi Lila- Gazmend Bardhi

Andi Lila një personazh që është përfshirë në fushatë në mbështetje të PD-së, ka shpalosur programin e tij në rast se kjo forcë poltike do të vijë në pushtet.

Lila që njëkohësisht drejton dhe Sindikatën e Futbollistëve që po e përdor për përfitime personale duke e kthyer në një Institucion politik, ka shpalosur programin e tij për sportin.

“Objektivi e politikes se re per sportin: krijimi i ministrisë së sportit.

Ministria e sportit duhet sepse:

1-Duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirsin e sportit.

2-Duhet të kordinojë punën me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptarë (KOKSH) dhe Federatat sportive  për përmirsimin e cilësisë sportive në Shqipëri.

3-Do të jetë struktura e cila do të përcjelle vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet që ka sporti. Në këtë mënyrë çdo nisëm ligjore e qeverisë do të marrë në konsideratë edhe interesat e sportit.

4-Do të ndihmoj në përmirsimin e akteve ligjore të federatave sportive.

5-Do të kontriboj në forcimin e luftës anti-doping me ngritjen e labëratorëve të specializuar.

6-Do të ndërtoj politika të qarta për të favorizuar sportistët elitar më qëllim që të mos largohen nga Shqipëria dhe të përfaqësojnë vënde të tjera.

7-Do të mbikqyrë rreptësisht ngritjen e KAS-it Shqiptar nga KOKSH me qëllim ky organizëm gjyqësor që ti shërbej dhënies së DREJTËSISË”, shkuran Lila që ka nisur punën me shpresë për tu bërë Ministër i sportit nga Lulzim Basha. (TemA)

---- ----
----
----- ----
-----