Ballina Lajme Bota/Rajoni ANALIZA: Vaksina finlandeze “no copyright”

ANALIZA: Vaksina finlandeze “no copyright”

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Vaksina open source e vendit skandinav është një shembull i habitshëm për mënyrat e shumta me të cilat modeli i bazuar mbi patentat ka ngadalësuar zhvillimin e kërkimit dhe po pengon fushatat efikase e vaksinimit masiv.

«Kemi konsideruar detyrimin tonë të nisim të zhvillojmë një alternativë të këtij lloji, pohon profesor Kalle Saksela, President i Departamentit të Vrologjisë  në Universitetin e Helsinkit. Në  pranverë isha akoma i sigurtë se ndonjë ent publik do të interesohej dhe do të fillonte ta prmovonte. Më duket se asnjë situatë nuk merret në konsideratë aq urgjente sa ta detyrojë shtetin të fillojë të ndjekë aktivisht një proces të kësaj natyre».

Ekipi i Saksela ka përgatitur një vaksinë Covid-19 pa patentë nga maji i 2020, e kanë  mbiquajtur «Linux i vaksinave» duke ju referuar sistemit operativ të famshëm open source që edhe ai e ka origjinën nga Finlanda. Puna bazohet mbi të dhëna kërkimore të disponueshme publikisht dhe mbi parimin e ndarjes së të gjitha zbulimeve të reja në revistë për rishikim midis të barabartësh. Grupi kërkimor përfshi disa prej peshave të rënda shkencore të Filandës, si akademiku Seppo Ylä-Herttuala i Institutit AI Virtanen, një ish President i Shoqërisë Europiane të Terapisë Gjenetike dhe Qelizore, dhe akademikun Kari Alitalo, anëtar i asociiuar i huaj i National Academy of Sciences në Shtetet e Bashkuara. Mendojnë se spray hundor i tyre, i bazuar mbi teknologji dhe know how të konsoliduara, është i sigurtë dhe jashtëzakonisht efikas.

«Është një produkt i përfunduar, në kuptimin që formulimi nuk do të ndryshojë më në vijim të testimeve të mëtejshme, pohon Saksela. Me këtë që kemi, nesër mund ta vaksinojmë të gjithë popullsinë e Finlandës». Por në vend që  eksplorojë potencialin e kërkimit të lirë nga pronësia intelektuale, ashtu  si vende të tjera perëndimore, Finlanda ka vazhduar të ndjekë pilotin automatik  e politikës së dekadave të fundit: mbështetjen e plotë tek Big Pharma.

Në  narrativën mainstream, vaksinat Covid-19 e gjeneratës së parë të Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca konsiderohen një shembull i faktit që tregjet i stimulojnë dhe e përshpejtojnë novatorizmin jetik. Në realitet, fakti q është fitimi forca mvbizotëruese që plazmon kërkimin shkencor ka qenë shkatërrimtar, sidomos në një pandemi globale. Vaksina finlandeze siguron një rast të habitshëm studimi lidhur me mënyrat e shumta me të cilat moodeli bashkëkohor i financimit bazuar mbi patentat e ka ngadalësuar zhvillimin e vaksinës dhe sesi aktualisht pengohet mundësia e kryerjes së fushatave efikase të vaksinimit masiv.

Pronësi intelektuale

Nevoja e zbulimit të produktit novator të radhës ka efekte shumë korrozive ndaj kërkimit. Inkurajon kompanitë që t’i fshehin zbulimet nga njëra tjetra dhe ndaj komunitetit shkencor më të gjerë, edhe me kosto të shëndetit njerëzor. Modeli open source pa pronësi intelektuale synon që ta përmbysë këtë situaatë dhe  ta transformojë kërkimin në një përppjekje bashkëpunuese multilaterale  sesa në një garë  për të  shpikur dhe rishpikur rrotën.

Kur bëhet fjalë sidomos për Covid-19, impakti i modelit financiar bashkëkohor ndjehet sidomos në fazat finale: sigurimin e miratimit të produktit të përfunduar dhe vënia në  përdorim e tij. Koha e humbur gjatë ditve të para ta pandemisë për shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe sekretet tregëtare, nënvizon virologu Saksela, është relativisht e papërfillshme. Praktikisht, zhvillimi i të gjitha vaksinave të gjeneratës së parë ka qenë i thjeshtë. «Kërkimi bazë është kompletuar në një pasdite, që ka përcaktuaar më pas drejtimin për të gjithë, thotë Saksela. Mbi bazën e asaj që dimë për Sars-1 dhe Mers, gjithçka ishte mjaft e natyrshme, jo një triummf i shkencës». Në vend që të prodhohej një mikrob joaktiv apo i dobësuar në trupin njerëzor, vaksinat e reja stërvisin sistemin tonë imunitar që t’i përgjigjet një proteine spike – në vetëvete e padëmshme – që formon daljet karakteristike në sipërfaqen e virusit.

Kuptimi gjerësisht i pranuar i këtij mekanizmi është jashtë kontributeve të kompanive farmaceutike. Kjo ngre pikëpyetje mbi impaktin e kërkimit të bazuar mbi patenta të produktit final. Në çfarë mase puna drejtohet nga efikasiteti mjekësor dhe sa bazohet mbi nevojën e ruajtjes së natyrës pronësore? «Kompani të ndryshme bioteknologjike do ta degdisnin proteinën spike mbi ndonjë lloj vektori, qoftë sikur të flitej për teknologjinë Rna, ashtu edhe për diçka tjetër, shpjegon Saksela, dhe në përgjithësi zgjedhja bazohet mbi cilat aplikime kanë patentë, pavarësisht nga fakti që është opsioni më i mirë apo jo».

Vaksina finlandeze përdor një adenovirus për të transportuar udhëzimet gjenetike lidhur me sintetizimin e proteinës spike. Një prej avantazheve praktike të saj është se, në ndryshim nga teknologjia Rna e bazuar mbi nanopjes[zat lipidike, mund të ruhet në një frigorifer shtëpijak, potencialisht edhe në temperaturë mjedisi. Kjo e bën logjistikën e dorëzimit më të thjeshtë e më ekonomike pa pasur nevojën e dhomave frigoriferike. Përtej stabilitetit dhe komoditetit të marrjes nga  hunda, vaksina mund të ketë cilësi më të larta ndaj shumë të tjerave aktualisht në treg, mendon ekipi i Saksela. «Për ta ndaluar krejtësisht përhapjen e virusit dhe për t’u çliruar nga mutacionet e reja, duhet të fusim imunitetin sterilizues», gjë që nënkupton se virusi nuk replikohet më në trupin e një personi pëndryshe i shëndoshë. Studime paraaprake duket se konfirmojnë që spray hundor arrin ta bëjë. «Në rreth gjysmën e personave që i janë ekspozuar, edhe pse asimptomatikë, u zbulua se virusi është ende i pranishëm në sistem e sipërm respirator. Kështu, edhe pse është në rrugë daljeje, gjithsesi mund të qarkullojë, duke e transformuar sistemin tonë imunitar në një lloj miku stërvitjeje».

Po në  rast se vaksina funksionon, atëhere çfarë e frenon? Jashtë Big Pharma dhe kapitalit me rrisk, mbesin pak mekanizma lidhur me garantimin e financimeve për eksperimentimet mbi pacientë në shkallë të gjerë të nevojshme për ta çuar vaksinën përtej objektivit. Patemtat janë monopole të sanksionuara nga shteti që mbajnë premtimin e rendimenteve potencialisht masive ndaj investimeve. Modeli i financimit të kërkimit farmaceutik është thuajse tërësisht i lidhur me këtë shpresë dhe ështl këtu që një produkt mjekësor i privuar nga pronësia intelektuale has pengesa serioze.

Një eksperimentim klinik i Fase III kërkon dhjetëra mijëra subjekte njerëzore dhe do të kushtonte rreth 40 milion euro. Por duke pasur parasysh se, pavarësisht suksesit relativ të Finlandës në kontrollin e virusit, vendit i është dashur të marrë hua 18 miliard euro të tjera për ta shtyrë, shuma fillon t’i ngjajë më shumë një pike në oqean, duke arritur në rreth ¼ pike përqindjeje të borxhit publik të shkaktuar deri më  tani nga pandemia. Shifra bëhet pabesueshmërisht e vogël nëqoftëse krahasohet me humbjen jetëve njerëzore dhe shkatërrimin ekonomik në të gjithë botën.

Shteti i hap rrugën fitimit

Kjo situatë është jashtëzakonisht absurde nëse konsiderohet se i ashtuquajturi kërkim shkencor privat është vetë i financuar në mazhorancë publike. Moderna ka përfituar 2.5 miliard dollarë në ndihma qeveritare dhe gjithësesi ka tentuar që t’i mbysë blerësit me çmime marramendëse. Pfizer është mburrur se nuk ka marrë para kontribuesish, por kjo fushatë marrëdhëniesh publike ka pak të bëjë me realitetin: vaksina bazohet mbi aplikime të kërkimit pbulik të zhvilluar nga kompania gjermane BioNTech, që veç të tjerash është mbështetur nga qeveria me një shumë prej 450 milion dollarësh.

Këto shifra janë vetëm maja e ajsbergut nëse kemi parasysh kapitalin që vendet derdhin çdo vit nëpër universitete, institucione shkencore, arësim dhe kërkim bazë. Është kështu që krijohet trupa e dijes dhe e know-how që qëndron në themel të të gjithë novatorizmit. «Për shembull, kemi këto lloj ilaçesh të reja biologjike, të lidhura me vaksinat në kuptimin tekniko – shkencor, të prodhuar me të njëjtin lloj teknologjie të ADN, çmimi i të cilëve është i krahasueshëm me rrjepjen, thotë Saksela. Është shumë e trishtueshme. Kosotoa përcaktohet nga shuma më e lartë për t’ju marrë një personi apo shtetit dhe, natyrisht, bazohen mbi kërkimin publik, pikërisht si në rastin e vaksinave».

Me fjalë të tjera, paguajmë dy herë të njëjtin injeksion: fillimisht për zhvillimin dhe më pas për produktin e përfunduar. Por mund të ketë edhe një çmim të tretë, nga momenti që qeveritë kanë pranuar të marrin mbi vete përgjegjësitë e efekteve potenciale kolaterale të vaksinës. Kjo është një dinamikë tipike midis kompanive të mëdha dhe shteteve: fitimet janë private, rreziqet socializohen. «Megjithatë, kur kam kërkuar ta shtyj Finlandën që të zhvillojë vaksinën e saj, argumenti kryesor që më ka dalë gjithmonë përpara është si vijon: duhet pasur një entitet me shpatulla aq të gjera sa të marrë përsipër rrezikun, thotë Saksela. Por i gjithi ky është një diskutim kot, nga momenti që kompanitë kërkojnë dhe sigurojnë që të jenë të çliruara nga çdo përgjegjësi».

Sistemi aktual i bazuar mbi monopolin e patentave është një zhvillim relativisht i vonë, jo një efekt kolateral i pashmangshëm i kapitalizmit. Deri në fundin e viteve Dyzet, qeveritë financonin kryesisht kërkimin mjekësor, ndërsa roli i kompanive farmaceutike kufizohej kryesisht tek prodhimi dhe shitja e ilaçeve. Në ditët e sotme, qeveritë i mbështesin kompanitë në formën e subvencioneve dhe privilegjeve monopolistike të ndryshme.

Dëmi shkon përtej mangësive dhe çmimeve të larta. Ndërkohë, frenimi i një sëmundjeje në gjurmët e saj është nj aferë e shëmtuar. Në një rast të njohur, kompania biotech Gilead ka parë t’i bien fitimet në periudhën 2015 – 2016 për shkak të ilaçit të ri të saj për Hepatitin C, pasi ka përfunduar duke e  kuruar krejtësisht pjesën më të madhe të pacientëve. E njëjta strukturë perverse e stimuluesve ka sabotuar përpjekjet për të krijuar vaksina parandaluese, pavarëësisht apeleve urgjente nga ana e ekspertëve të shëndetit publik në 20 vitet e fundit.

Duke investur në  kërkim të parandalimit, epidemia do të mund të ishte ndaluar në Kinë. Në një intervistë për New York Times, profesor Vincent Racaniello i Departamentit të Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë të Columbia University e pranon pa mëdyshje: «Motivi i vetëm për të cilin nuk e kemi bërë është se nuk kishte mbështetje financiare të mjaftueshme». Peter Daszak, ekolog i sëmundjes dhe ekspert i shëndetit publik, bie dakord: «Zilja ka rënë me Sars dhe kemi shtypur butonin shtyje. Më pas e kemi shtypur sërish me Ebola, me Mers, me Zika».

Fatkeqësisht, nuk ende shumë shenja që liderët politikë të jenë zgjuar. Ka një mungesë dëshpëruese vaksinash, ndërsa kompanitë farmaceutike lodhen që të ruajnë ritmin me vlerësimet e tyre të prodhimit. Ky është një rezultat i drejtpërdrejtë jo vetëm i shenjtësisë së patentave, por sesi loja është trukuar në mënyrë që të përjashtojë zgjidhje të krijuara jashtë sistemit tëë orientuar nga fitimi. Pasi vaksinat të mund të prodhohen vetëm në laboratorë në pronësi apo të autorizuar nga titullarët e patentave, pjesa më e madhe e fabrikave farmaceutike të botës lëngon inaktive. Një zgjidhje emergjente e propozuar nga India dhe Afrika e Jugut, e mbështetur nga Organizata Botërore e Tregëtisë dhe nga shumica e qeverive të botës, ka kërkuar që të pezullohen të drejtat e pronësisë intelektuale mbi vaksinën e Covid-19. Vendet e pasura, të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, i janë kundërvënë në mënyrë kategorike.

Ndërkohë, vendet e pasura kanë marrë pjesën e luanit e të gjitha prenotimeve të vaksinave. Etikën menjanë, bëhet fjalë për një mënyrë katastrofike në luftimin e një pandemie. Fillimisht prodhohen sasi të papërshtatshme vaksinash dhe shpërndahen në bazë të pasurisë sesa të një politike të shëndetshme shëndeti publik. Edhe vendet e pasura fillojnë ta tërheqin topin nëpër këmbë pasi virusi mund të vazhdojë të përhapet dhe të ndryshojë në pjesën më të madhe të globit.

Brenda kësaj hierarkie globale, Finlanda është ndër vendet më të privilegjuara, por qafa e shishes në prodhimin e vaksinave po ka një efekt negativ mbi të gjithë, përfshi finandezët. Siç nënvizon profesor Saksela, është thelbësore që të niset të merret seriozisht përgatitja, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë global. Bota është larg mbajtjes nën kontroll të pandemisë aktuale dhe fakti i trishtuar është se e ardhshmja është vetë një çështje kohe. «Që gjithçka t’u lihet forcave të tregut është nnjë shenjë e koërave aktuale, thotë Saksela. Nëse kjo është një  qasje e zgjuar, atëhere të paktën duhet të konsiderohet me kujdes».

Parajsë socialdemokrate?

Shpesh Finlanda përshkruhet nga mediat ndërkombëtare si vendi nordik i ëndërrave. Gjatë pandemisë, qeveria e re e majtë e saj ja ka forcuar më tej imazhin progresist. Mund të pritej që një qeveri e ngjashme të jetë mbështetëse më e natyrshme e teknologjisë së vaksinave e financuar publikisht dhe lirisht e ndarë. Por dekadat e fundit – epoka e neoliberizmit – kanë hedhur një hije të gjatë mbi gjithë këtë. Duke pasqyruar një tendencë të përgjithshme, Partia Socialdemokrate në pushtet ka nisur të rimodelohet në vitet Nëntëdhjetë në gjurmët e New Labour të Tony Blair dhe  të demokratëve të Bill Clinton. Në vitin 2003, programi kombëtar finlandez i zhvillimit të vaksinave është ndërprerë, pas 100 vitesh aktivitet, nën një ministër shëndetësie socialdemokrat, duke ua lënë vendin shumëkombësheve të ilaçeve.

Megjithëse vaksina ka marrë shumë vëmendje nga mediat finlandeze, me një kundërshtim shumë më armiqësor të sektorit publik sesa të partive në pushtet, ka pak debat lidhur me brendinë e establishmentit politik dhe në vend të financimit direkt shtetëror, Saksela dhe partnerët e tij kanë marrë këshilla nga Ministria e Çështjeve Sociale dhe e Shëndetësisë: të krijojë një startup dhe të fillojë të joshë venture capitalist.

Saksela shpreson që të mund t’i sigurojë financimet e nevojshme, por kjo ka nënkuptuar që të përqafojë, të paktën pjesërisht, logjikën e nëndheshme të kërkimit mjekësor të drejtuar nga tregu: për sa i mirë dhe shpëtues i jetës të jetë produkti yt, do të jetë shumë e vështirë që të ecë, përveçse nuk ke qëllim të bësh para. «Një eksperimentim i Fase III do të prodhojë gjithsesi pronësinë intelektuale për vaksinën tonë që e konsiderojmë potencialisht fitimprurëse, pohon Saksela, edhe pse nuk është fitimprurëse në termat e shfrytëzimit».

(Ilari Kaila është shkrimtare, gazetare dhe kommpozitore freelance finlandezo – amerikane që aktualisht jep mësim në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë së Hong Kongut. Joona-Hermanni Mäkinen është edukatore dhe shkrimtare, jeton në Helsinki dhe merret demokraci ekonomike dhe histori ekonomike)

Përgatiti për TemA, ARMIN TIRANA

 

---- ----
----
-----
-----