Ballina Lajme Bota/Rajoni ANALIZA: Rusia po e humb Bjellorusinë, pasi Putini mendon vetëm sot për...

ANALIZA: Rusia po e humb Bjellorusinë, pasi Putini mendon vetëm sot për nesër

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga Edward Lucas, Center for European Policy Analysis

Rusia trashëgoi një trashëgimi të lakmueshme nga Perandoria Sovjetike, si furnizuese e besueshme e gazit të bollshëm dhe me çmim të lirë. Rritja e rezistencës, duke diversifikuar furnizimet, rritur kapacitetin e magazinimit, dhe mbledhur të dhëna më të mira, duke ndërtuar gazsjellës të rinj interkonjektivë,dhe forcuar strukturat e pronësisë konkurruese, iu duk si një humbje kohe.

Në marsin e vitit 2006 një artikull në “The Wall Street Journal” tallej me “histerinë” e ministrave evropianë të energjisë,që sapo kishin filluar të shqetësoheshin për furnizimet me gaz të kontinentit. Çdo përpjekje nga Kremlini për të ushtruar presion mbi fqinjët e Rusisë, do të ishte një vetëdëmtim i pakuptimtë, shpjegonte autori i artikullit.

Furnizuesit kanë nevojë për klientët, ashtu siç kanë klientët nevojë për furnizuesit. Por vendimmarrësit rusë e panë ndryshe këtë punë. Ata shfrytëzuan varësinë e vendeve të tjera nga importet nga Rusia dhe eksportet drejt saj. Rusët e ndëshkuan Lituaninë për shitjen e rafinerisë së saj të naftës tek një blerës perëndimor, Ukrainën për (gjoja) mospagimin e faturave të saj, Estoninë për heqjen e një memoriali sovjetike mbi Luftën e Dytë Botërore, Gjeorgjinë për humbjen e një lufte mbi territoret e saj të pushtuara, dhe gjithashtuedhe shumë vendeve të tjera.

Këto vendime patën pasoja. Vendet i diversifikuan importet e tyre të energjisë. Lituania ndërtoi një terminal të gazit të lëngshëm LNG -dhe negocioi menjëherë një ulje të ndjeshme të çmimit nga furnizuesi i saj i mëparshëm rus.

Terminali i ri i Kroacisë i shumëpritur në ishullin Krk, e transformon në mënyrë të ngjashme pozicionin e furnizimit ma gaz në Evropën Juglindore, veçanërisht për Hungarinë. Bashkimi Evropian pagoi një pjesë të investimit,ashtu si për shumë skema të tilla.

Paketa e Tretë e Energjisë e BE-ë, përcaktoi gjithashtu ndarjen e transmetimit dhe shpërndarjes së gazit, dhe i dha fuqi të plotë ligjit të konkurrencës kundër modelit të korruptuar dhe shfrytëzues të eksportit nga kompania ruse“Gazprom”.

Mbetet më shumë për të bërë, sidomos për bllokimin e ndërtimit të gazsjellësit “Nord Stream 2”. Por siguria energjetike është tashmë shumë më e mirë, dhe pozicioni i Rusisë është më i dobët. Leksioni që nxirret:kur njerëzit janë të frikësuar dhe të zemëruar, ata bëjnë sakrifica.

Tashmë Kremlini po bën një gabim të ngjashëm me Bjellorusinë. Protestat pro-demokracisë atje, e kanë dobësuar por jo rrëzuar regjimin e Aleksandër Llukashenkos.

Autoritetet ruse,e shohin këtë situatë si një shans për të shtënë në dorë industritë më të rëndësishme, dhe për ta shtyrë Minskun drejt një“shteti të përbashkët”, gjë që do të forcojë ndikimin rus mbi mbrojtjen dhe politikën e jashtme të Bjellorusisë.

Por Llukashenko, ka edhe disa mundësi të tjera në dispozicion. Ai nuk mund t’i frenojë protestuesit, pa mbështetjen e heshtur të fqinjit të tij më të fuqishëm. Bërja e premtimeve është një gjë. Përmbushja e tyre është diçka krejtësisht tjetër. Rusia do të marrë atë që dëshiron, por vetëm tani për tani.

Por qasja e saj tregon një vetëdije të re të imperializmit rus në raport me trazirat e brendshme politike. Identiteti kombëtar në Bjellorusi, ka qenë i “fjetur” për dekada me radhë. Neveria ndaj manipulimeve të trasha të zgjedhjeve nga regjimi e ka ringjallur atë.

Por ajo është ende e pastrukturuar:udhëheqja e opozitës, nuk ka artikuluar ndonjë vizion se çfarë lloj vendi do,dhe cilat janë rrënjët e tij historike. Mënyrat përmes së cilës u zhvilluan zgjedhjet gjatë 30 viteve të fundit në Ukrainë dhe Poloni, ofrojnë leksione se çfarë të bëjnë bjellorusët, si dhe çfarë duhet të shmangin. Sjellja e Rusisë i bën të gjitha, por është e sigurt se një Bjellorusi e lirë, demokratike, nuk do të dëshirojë të mbajë një marrëdhënie të ngushtë me të.

Duke maksimizuar në mënyrë cinike avantazhin e saj afatshkurtër, Rusia ka hedhur bazat për një dështim strategjik të madh:ajo është armiqësuar me aleaten e saj të vetme të rëndësishme. Kjo ka bërë që bjellorusët ta identifikojnë tani Rusinë me regjimin e neveritshëm që i mund dhe i poshtëron ata.

Gjithashtu, ata e shohin Moskën si një grabitqare ekonomike. Bjellorusët mundet (me të drejtë) që të zhgënjehen nga ndrojtja dhe mosveprimi i Perëndimit. Por ata po alarmohen dhe po neveriten gjithnjë e më shumë nga sjellja e një vendi, të cilin dikur e konsideronin si fqinjin e tyre më të ngushtë. /Përktheu: Alket Goce-abc

---- ----
----
----- ----
-----