Ballina Sport Analiza e Ardian Aliaj: Asnjë nga ekipet e Superligës nuk është afër...

Analiza e Ardian Aliaj: Asnjë nga ekipet e Superligës nuk është afër shkodranëve

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ardian Aliaj, ish futbollisti i Kombëtares dhe Partizanit, aktualisht menaxher futbolli në Kroaci, ka qenë i ftuari i ditën së sotme në “Sport Magazine” në Ora News.

Në një lidhje direkte me gazetarin Drilon Xhepollari, Aliaj ka folur mbi lëvizjet e fundit të merkatos në Kategorinë Superiore dhe kryesisht për afrimin e Feran Asanit te Partizani. Por edhe për Vllazninë që kryeson kampionatin.

Ardian AliajFerhan Asani është lojtar që ka treguar kualitetet e tij, e njohim kush është. Për mendimin tim është një gjë e mirë për ligën shqiptare afrimi i lojtarëve si Ferhan Asani. Me kualitet që mund të them se mund të luajnë shumë lehtë edhe në liga të tjera. 

Të them është përforcim i goditur, nuk e di në çfarë gjendje është Ferhan Asani. Nga ana fizike, që të flasim më qartë. Por, si emër, si lojtar i afirmuar të themi, është diçka që i bën mirë edhe Partizanit edhe kampionatit shqiptar.

A është Partizani pretendent serioz për titullin kampion pas afrimit të Asanit?

Ardian Aliaj: Nuk jam shumë i sigurtë për këtë. Kampionati është i gjatë. Kam parë një Vllazni që me të vërtetë ka qenë surprizë. Luan një futboll modern, një futboll me tranzicion nga të dyja anët, me një ritëm shumë të lartë. Organizim dhe ambjent shumë i mirë. 

Kështu që, për momentin, asnjë nga ekipet e Superligës nuk është afër Vllaznisë. Të jem i rezervuar nuk po them që Vllaznia ka dalë kampion, por me këtë ritëm, diferencë dhe entuziazëm që kanë, them se vështirë do të arrijë dikush tjetër.

---- ----
----
----- ----
-----