Ballina Lajme Bota/Rajoni ANALIZA: Demokracia është gjunjëzuar, por nuk është mundur

ANALIZA: Demokracia është gjunjëzuar, por nuk është mundur

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nga Stewart M. Patrick, World Politics Riview

Një pandemi e tërbuar, një Amerikë e munguar në skenën globale, dhe një Kinë e guximshme, e kanë përkeqësuar një recesion demokratik global të vazhdueshëm. Ky është mesazhi i “Liria në botë për vitin 2021”, raporti i fundit i organizatës “Freedom House” për fatet e demokracisë.

Gjatë vitit 2020, demokracia u tërhoq për të 15-in vit radhazi, duke u përkeqësuar në 73 vende dhe duke u përmirësuar në vetëm 28 të tjera – një diferencë rekord sipas Freedom House, që i ka ndjekur këto tendenca për më shumë se 40 vjet.

Përmbysja e kësaj tendence, do të kërkojë që demokracitë e konsoliduara të luajnë sa në“mbrojtje”aq edhe në“sulm”, duke e forcuar demokracinë atje ku ajo është e rrethuar, dhe duke e sfiduar mesazhin anti-demokratik që përhapin fuqitë autoritare të botës.

Çdo vit, Freedom House i klasifikon vendet e botës në 3 kategori -“të lira”, “pjesërisht të lira” dhe “jo të lira” – bazuar në cilësinë e lirive të tyre civile dhe politike. Në vitin 2020, numri i vendeve “jo të lira” (54) ishte më i larti, ndërsa ai vendeve “të lira” (82), ishte më i ulëti që prej vitit 2005.

Nga perspektiva e popullsisë, situata është edhe më e tmerrshme. India hyri vitin e kaluar në kategorinë“pjesërisht i lirë”, gjë që do të thotë se më pak se 20 përqind e banorëve të globit jetojnë tani në një vend “të lirë”, sipas parametrave të Freedom House.

Siç e dëshmojnë disa shembuj,rënia e demokracisë është një fenomen në të gjithë botën.

Në Azinë Lindore, Kina vendosi kufizime të reja për të shtypur lëvizjen pro-demokratike të Hong Kongut. Në Amerikën e Jugut, lideri autoritar venezuelian Nicolas Maduro përdori zgjedhjet e manipuluara për të prishur legjitimitetin e një legjislature të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ndërkohë në Evropë dhe Azinë Qendrore, diktatori Alexander Lukashenko shtypi brutalisht protestuesit në Bjellorusi, ndërsa Kirgiztani përjetoi rënien më të madhe të lirisë pas zgjedhjeve parlamentare thellësisht të manipuluara që nxitën demonstrata të dhunshme dhe çuan në dorëheqjen e presidentit Sooronbay Jeenbekov.

Megjithëse faktorët e brendshëm, zakonisht kanë ndikimin më të madh në një demokraci në çdo vend të caktuar, edhe faktorët e jashtëm mund të ndikojnë në fatin e saj. Gjatë vitit të kaluar, 3 forca të mëdha ndërkombëtare e përkeqësuan rënien globale të lirisë:pandemia e Covid-19, udhëheqja e lëkundur nga demokracitë e mëdha, dhe fushatat anti-demokratike nga shtetet autoritare.

Shumë autokratë e kanë shfrytëzuar pandeminë më të rëndë në një shekull, për të shtuar fuqitë e tyre shtypëse. Një rast i tillë është Hungaria, ku një sërë masash emergjente, i kanë dhënë mundësinë kryeministrit Viktor Orban të qeverisë me dekrete, dhe madje të pezullojë ndihmën e qeverisë për bashkitë e drejtuara nga opozita.

Dhe dështimi i demokracive të konsoliduara për t’i mbrojtur vetë normat demokratike, i ka forcuar këto prirje shqetësuese. Shembulli kryesor janë Shtetet e Bashkuara. Ndërsa mbetet një vend “i lirë”, sipas metrikës së Freedom House, demokracia në SHBA ka rënë me

11 pikë – në një shkallë totale prej 100 pikësh – duke e vendosur atë gjatë dekadës së fundit, më pranë vendeve si Panamaja dhe Rumania, sesa aleatëve si Franca dhe Gjermania.

Demokracia amerikane ra vrullshëm nën presidencën Trump, duke arritur kulmin në nxitjen e tij për një sulm mafioz mbi Capitol Hill më6 janar 2021. Kriza e demokracisë amerikane e ka lënë pa udhëheqës botën e lirë. Trajektorja në rënie e Indisë, ka qenë një tjetër goditje shkatërruese, duke pasur parasysh statusin e saj si demokracia më e madhe në botë deri tani, me një popullsi prej afro 1.4 miliardë banorësh.

Qeveria nacionaliste hindu e kryeministrit Narendra Modi,po përdor një retorikë agresive dhe politika diskriminuese kundër pakicës myslimane të vendit, duke e minuar besimin në angazhimin e Indisë ndaj pluralizmit politik dhe tolerancës fetare, disa prej të cilave janë parime të shprehura në preambulën e Kushtetutës indiane.

Duke pasur parasysh kthesën autoritare të Indisë, vendet e pasura të G-7 mund të mendohen2 herë përpara se ta ftojnë atë të bashkohet me Australinë dhe Korenë e Jugut në një klub të zgjeruar të demokracive, “D-10”, që është sugjeruar nga disa strategë.

Kina e ka mbushur me kënaqësi boshllëkun e lënë nga të gjitha këto demokraci të lëkundura, duke shtuar dezinformimin si dhe përpjekjet e saj propagandistike globale, teksa e ka forcuar censurën dhe shtypjen në shtëpi.

Duke ndjekur shembullin e Moskës, Pekini po ndërhyn gjithnjë e më shumë në politikën elektorale dhe diskursin politik të demokracive të huaja, ndërsa po promovon një doktrinë të mosndërhyrjes sovrane brenda organizatave si Këshilli i OKB për të Drejtat e Njeriut, që merret ekskluzivisht me mbrojtjen e lirisë dhe dinjitetit në të gjithë botën.

Me synim shmangien e kritikave ndaj dështimit të saj për të alarmuar në kohë botën për koronavirusin e ri, Kina po e reklamon efikasitetin e qasjes së saj drakoniane për të frenuar përhapjen e virusit në shtëpi, duke injoruar sukseset që Tajvani demokratik arriti pa metoda të tilla shtypëse.

Po çfarë mund të bëhet për të përmbysur baticën autokratike?”Raporti “Liria në Botë”, ofron rekomandimet e zakonshme për promovimin e demokracisë, duke u bërë thirrje kombeve të pasura që të shtojnë buxhetet e ndihmës, të mbështesin shoqërinë civile, të promovojnë mediate lira dhe të pavarura, të ndihmojnë vendet e tjera në “sektorët më kritikë”, dhe “të investojnë në aleanca me demokracitë e tjera, dhe në institucionet shumëpalëshe”.

Gjithashtu organizata u kërkon demokracive që “t’i kërkojnë llogari njëra-tjetrës,për të jetuar në përputhje me idealet demokratike. Freedom House inkurajon SHBA-në dhe aleatët e saj që t’i kundërvihen“kërcënimeve ndaj demokracisë globale”.

Administrata e re e Joe Biden ka shumë mjete në dispozicion. Ajo duhet që të godasë me me sanksione abuzuesit e të drejtave të njeriut, duke u mbështetur në Ligjin Global të Llogaridhënies ndaj të Drejtave të Njeriut Magnitsky; duhet t’i japë prioritet luftës kundër kleptokracisë dhe korrupsionit, duke përfshirë krijimin e një liste të niveleve të vendeve të lidhura me të drejtën për ndihmë të huaj; kufizojnë ndihmat për vendet, udhëheqësit e të cilëve shmangin kufijtë e mandatit; të kërkojnë transparencë për mediat në pronësi të huaj që veprojnë në SHBA; dhe të frenojë ndikimin e huaj mbi zyrtarët e qeverisë amerikane.

Rekomandimet më problematike në “Liria në Botë” janë ato të hartuara për të forcuar demokracinë në Amerikë. Autorët i bëjnë thirrje SHBA-së që të “zvogëlojë polarizimin politik dhe ekstremizmin duke krijuar komisione të pavarura të rishpërndarjes” që do ta bënte manipulimin e zgjedhjeve një gjë të së kaluarës; për të “forcuar besimin në integritetin e zgjedhjeve” duke vendosur një sistem jopartiak, mbarëkombëtar për vëzhgimin e tyre; dhe “për të mbrojtur dhe përmirësuar integritetin e zgjedhjeve” duke vendosur një sistem jo partiak, pra një sistemin kombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve; dhe “për të mbrojtur dhe përmirësuar nivelin e votimit për të gjithë”.

Një axhendë e tillë, natyrisht që do të kërkonte mbështetje dypalëshe. Por është pikërisht kjo ajo që mungon sot në Amerikë, ku republikanët duket se janë të vendosur të kufizojnë dhe demokratët të zgjerohen, dhe kjo bie në kurriz të qytetarëve amerikanë. Një vend nuk mund të jetë me të vërtetë i lirë nëse një nga partitë kryesore të tij është e përkushtuar për ta bërë më të vështirë votimin sepse nuk i ka pëlqyer rezultati i zgjedhjeve.

Shënim: Stewart Patrick është bashkëpunëtor në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë, dhe autor i librit “Luftrat e sovranitetit:Pajtimi i Amerikës me botën”.

---- ----
-----