Ballina Lajme Bota/Rajoni ANALIZA: Çfarë duhet të bëjë administrata Biden për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

ANALIZA: Çfarë duhet të bëjë administrata Biden për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga Leon Hartwell, Center for European Policy Analysis

Aktualisht ekzistojnë 2 pista diplomatike për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë: dialogu BE-Beograd-Prishtinë i udhëhequr nga Përfaqësuesi Special i BE, Miroslav Lajcak dhe dialogu Serbi-Kosovë i udhëhequr nga i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell.

Duke pasur parasysh rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, Grenell do të dalë së shpejti nga skena. Ky fakt paraqet një mundësi për administratën e ardhshme Biden, që të harmonizojë përpjekjet me aleatët evropianë, dhe të çojë përpara procesin e negociatave.

të presidentit të zgjedhur Joe Biden, ambasadorin Nicholas Burns.

Për Burns, Ballkani duhet të mbetet një nga përparësitë kryesore për Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të ardhshme. “Ballkani është pjesë e Evropës. Por ajo është hallka më e dobët në kontinent, ndaj kërkon shumë ndihmë ekonomike, politike, dhe kohë pas kohe edhe ndërhyrje kur aty shpërthen dhuna”-më tha ai.

Gjithashtu, Burns theksoi rëndësinë e marrëdhënies transatlantike, dhe argumentoi se “shumica e amerikanëve e të dyja palëve, që kanë qenë të angazhuar me Ballkanin në 20-30 vitet e fundit, e kuptojnë se diplomacia funksionon më mirë, kur Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të BE punojnë së bashku”.

Evropianët duhet të udhëheqin, tha ai, por Amerika duhet të ketë zërin e saj në rajon. Sipas Burns, rreshtimi i SHBA-së me BE-në është i natyrshëm, pasi “ne duam të njëjtin rezultat”, dhe në fund të fundit “ndajmë të njëjtat vlera dhe interesa”.

I pyetur rreth mënyrës se çfarë do të bënte ndryshe Biden për zgjidhjen e mosmarrëveshjen Serbi-Kosovë, në dallim nga Trump, Burns ishte i qartë:”Ne do të jemi një forcë shumë e madhe dhe më pozitive në Ballkan, në rast se Shtetet e Bashkuara dhe BE i integrojnë përpjekjet e tyre”.

Zyrtarët amerikanë dhe ata evropianë, e pranojnë se për dialogun Prishtinë-Beograd nuk ka pasur vitet e fundit asnjë koordinim zyrtar midis Brukselit dhe Uashingtonit. Grenell e pranoi se ai ishte përgjegjës vetëm për “normalizimin ekonomik” të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ndërsa përgjegjëse për ndërmjetësimin në çështjet politike duhej të ishte BE-ja.

Në realitet, askush nuk ishte përgjegjës për asgjë. Sekretari i Marrëdhënieve të Jashtme në Lëvizjen Vetëvendosjen, Kreshnik Ahmeti, e cilësoi Marrëveshjen e Shtatorit të Trumpit si “çorbë” të gatuar me përbërës të kufizuar:i hedh supës gjithçka që mund të gjesh në frigorifer, dhe në fund ke një darkë e çuditshme.

Dhe në fakt, marrëveshja e Grennell ishte mjerane, që nga angazhimi i palëve për t’u bashkuar me një zonë ballkanike mini-Shengen, deri tek deklarata se Beogradi do ta zhvendoste ambasadën e tij nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Në fakt, referimi ndaj Marrëveshjes së Shtatorit, për ta lëvizur ambasadën serbe në Jeruzalem, është emblemë e faktit se fuqitë perëndimore po punonin për qëllime të dyfishta. Pas Marrëveshjes, Bashkimi Evropian shprehu “shqetësim serioz dhe keqardhje”, pasi zhvendosja e ambasadës, mund t’i hapte probleme Serbisë me anëtarësimin përfundimtar në BE.

Atëherë, cila është rruga e duhur drejt një harmonizimi të qasjes transatlantike në dialogun Prishtinë-Beograd? Dobësia më e madhe e BE-së, është se vendet e saj anëtare janë të ndara për njohjen e Kosovës. Ndërsa shumica e anëtarëve të unionit e njohin sovranitetin e Kosovës, 5 vende vazhdojnë ta kundërshtojnë atë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell, si dhe i dërguri Lajcak, vijnë nga dy shtete – Spanja dhe Sllovakia – që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Këto ndarje, ndikojnë negativisht në aftësinë e BE-së për të ndërmjetësuar dialogun, pasi qëllimi përfundimtar i dialogut, përcaktohet në mënyrë të paqartë si “normalizim”, sesa si njohje e sovranitetit të Kosovës.

Nëse një administratë Biden do të promovojë një dialog të përbashkët BE-SHBA në përputhje me vizionin e Burns, ajo duhet të artikulohet qartë një synim i përbashkët. “Ne

nuk kemi përcaktuar se çfarë do të thotë normalizim”- më tha David L.Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e paqes dhe të Drejtave të njeriut në Universitetin e Kolumbias.

Dhe sipas tij “normalizimi duhet të nënkuptojë njohjen e sovranitetit për Kosovën, dhe njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia brenda kufijve aktualë të Kosovës”.

Për këtë qëllim, Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol konstruktiv, duke i nxitur anëtarët e BE-së që nuk e njohin ende Kosovën si shtet, që ta bëjnë këtë. Njohja unanime e Kosovës nga Perëndimi, do ta bëjë më të lehtë për presidentin serb, Aleksandar Vucic, që ta justifikojë në vendin e tij njohjen e Kosovës, pasi serbët do ta kuptojnë që nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e Uashingtonit dhe Brukselit mbi këtë çështje.

Disa përpjekje të hershme për të harmonizuar qëndrimet e të gjitha palëve, do të parandalojnë gatimin e një “çorbe” tjetër, kur negociatat Kosovë-Serbi të hyjnë në fazën e tyre më të tensionuar.

---- ----
----
-----
-----