Ballina Lajme Bota/Rajoni ANALIZA/ BE nuk duhet të bëjë gjykatësin për çështje historike

ANALIZA/ BE nuk duhet të bëjë gjykatësin për çështje historike

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nga Tomas Petricek dhe Ivan Korcok, euobserver

Një BE e fortë ka nevojë për një fqinjësi të fortë dhe të qëndrueshme.

Kjo ka qenë gjithmonë një nga objektivat kryesorë të politikës së zgjerimit të BE dhe  falë kësaj qasjeje Çekia dhe Sllovakia janë sot pjesë e BE-së.

Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm një element pragmatik i ambicieve të bllokut- për të rritur ndikimin e tij në arenën globale por dhe për të mos toleruar ndikimet nga jashtë.

Kjo është arsyeja pse ministrat e jashtëm të Çekisë dhe Sllovakisë Tomas Petricek dhe Ivan Korcok kanë  mbështetur avancimin dhe thellimin e politikës së zgjerimit që nga anëtarësimi i vendeve të tyre në BE në 2004.

Fokusi i tyre tani janë vendet e Ballkanit Perëndimor me synimin për t’i dhënë sigurinë dhe stabilitetin fqinjëve të tyre më të ngushtë. Ata mendojnë se  duhet të ruajnë perspektiva e tyre europiane: të qarta dhe të hapura.

E kundërta do të nënkuptonte lënien e dyerve të hapura për fuqitë e jashtme të cilat janë shumë të etura për të hyrë në rrugën e tyre me qëllimin për të destabilizuar projektin evropian. Kjo është arsyeja pse Çekia dhe Sllovakia kanë qenë  gjithmonë të vendosura dhe pro procesit të pranimit të vendeve të tjera në BE – pasi kjo fuqizon jo vetëm fqinjët por edhe vetë ata.

Mbajtja e gjallë e procesit ka kërkuar dhe do të kërkojë gjithmonë momente kur vendet duhet të marrin parasysh seriozisht pasojat e vendimeve të BE-së edhe të jenë të sinqertë me veten.

Në këtë kontekst, një shembull i BE-së që dërgon sinjale të përziera në vendet aspiruese është qasja  ndaj Maqedonisë së Veriut. Ky vend i Ballkanit Perëndimor e ka gjetur veten në qendër të paqartësisë së BE-së tashmë për 15 vite.

Me kalimin e kohës, vendi kishte përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara, madje edhe ato më të vështirat. Në fakt sipas 2 ministrave të jashtëm  ka dyshime të mëdha nëse ndonjë shtet aktual anëtar i BE-së do të kishte kapacitetin dhe vullnetin për të bërë të njëjtën gjë.

Megjithatë, shpërblimi i premtuar i hapjes së negociatave me BE-në nuk ndodhi. Në vitin 2019, vendimi i Këshillit Europian për të hapur  negociatat u shty jo një herë, por dy herë.

Ndërkohë vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut u has me një pengesë tjetër dhe përsëri iu kërkua që të përmbushë kërkesat në lidhje me identitetin e saj kombëtar.

Për më tepër, në vjeshtën e vitit të kaluar, u bë një kërkesë e re dhe shumë befasuese – e cila vuri BE-në në pozitat e një gjykatësi të interpretimeve historike – të asaj që është e drejtë, e gabuar, e vërtetë dhe e rreme rreth historisë së Ballkanit.

Mbi të gjitha, në fund të vitit, BE e paraqiti këtë si pjesë zyrtare të kritereve të pranimit.

Kjo do ta kthente BE-në në një arbitër të historive kombëtare.

BE do të duhet të mendojë në çdo fazë të negociatave të zgjerimit për interpretimet historike të vendeve të tjera. Ky në fakt është  një rol i natyrshëm i BE-së në rolin e moderatorit dhe ndërmjetësit.

Sidoqoftë, BE nuk duhet të bëhet  një arbitër i mosmarrëveshjeve dhe keqkuptimeve të së shkuarës. Ky do të ishte një devijim i madh nga parimet që kanë drejtuar deri më tani procesin e zgjerimit.

Prandaj, ministrat e jashtëm nuk mbështesin asnjë vendim që do të sanksiononte interpretimin e çështjeve historike. Nocioni i detyrimit të Maqedonisë së Veriut për të “rregulluar” keqinterpretimin e pretenduar të historisë nuk është i pranueshëm.

Kushtet e tjera plus do të hapnin rrugën për kërkesa të mëtejshme bilaterale në të ardhmen, duke komplikuar potencialisht të gjithë procesin për vitet apo edhe dekadat e ardhshme. Jo shumë kohë më parë procesi i zgjerimit të bllokut ishte një politikë e BE-së.

Ishte shembulli kryesor i ambicieve dhe aftësive të BE-së, historia e tij e suksesit.  Tani duhet të pranojmë se për ca kohë politika e zgjerimit nuk ishte në listën e përparësive të BE-së.

Sidoqoftë, pranimi i Çekisë dhe Sllovakisë në BE  ishte diçka që pritej pasi vendet kishin zbatuar të gjithë kushtet e nevojshme.

Së bashku me Komisionin Europian , të dy vendet kanë punuar shumë për anëtarësimin në BE. Do të ishte një mundësi e humbur për BE-në nëse nuk arrin të respektojë parimet e veta dhe të mbajë premtimet.

Një paqartësi e tillë do të përfitonte nga retorika nacionaliste dhe izoluese, e cila nuk do të ishte në interesin e BE-së dhe nga ana tjetër mund të nxisë një sërë konfliktesh të rrezikshme.

Ne kemi nevojë për një proces të drejtpërdrejtë dhe të parashikueshëm të zgjerimit që bazohet në kritere të matshme, angazhime të qarta dhe vullnet politik.

Kushtet janë të shumta, procesi i pranimit është tashmë kompleks dhe kërkues. BE nuk përcakton se kush është i drejtë apo i gabuar në çështjet që lidhen me historinë, gjuhën ose identitetin.

BE-ja bazohet në unitet, në diversitet, jo në gjykim dhe kategorizim. Çështjet bilaterale historike duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale. Nuk është një proces i lehtë ose i shkurtër, por është diçka që mund të zgjidhet.

Ministrat e Çekisë dhe Sllovakisë kanë shprehur bindjen se këto janë pengesa që do të kapërcehen , duke punuar kështu për hapat e ardhshëm mbi një konsensus për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. (abcnews.al)

---- ----
----
----- ----
-----