Ballina Lajme nacionale Analistët: Grenell dhe Palmer janë dëshmi se SHBA po e do marrëveshjen...

Analistët: Grenell dhe Palmer janë dëshmi se SHBA po e do marrëveshjen Kosovë – Serbi

24
SHPËRNDAJE

Po synohet të arrihet një marrëveshje sa më e shpejtë në mes të Kosovës e Serbisë.

Ambasadori i SHBA-ve në Gjermani Richard Grenell dhe njëherit i Dërguari i Posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, dje ka vizituar Prishtinën e sot Beogradin.

Grenell, dje në Kosovë ka takuar liderët politikë duke përfshirë këtu edhe presidentin Hashim Thaçi ku temë kryesore ka qenë dialogu Kosovë – Serbi, shkruan lajmi.net.

Pas takimit të tij me liderët e vendit, britanikja “Bloomberg”, duke u thirrur në burime brenda presidencës së Kosovës kanë shkruar se Grenell ka mandat të plotë për të përshpejtuar dialogun Kosovë – Serbi.

Richard Grenell i cili është një diplomat fuqiplotë i cili ka të gjitha të drejtat për të ushtruar presion tek dy shtetet për arritjen e një marrëveshje edhe nga analistët e Kosovës po cilësohet si angazhim shtesë i SHBA-ve në këtë çështje.

Analisti Imer Mushkolaj, për lajmi.net është shprehur se tani për të njëjtën çështje SHBA-të në rajon i kanë dy emisarë, Richard Grenell dhe Mattheë Palmer.

Mushkolaj më tutje ka shtuar se nuk e sheh si problematike rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi duke njohur qëndrimet e të dy partive që pritet të formojnë koalicionin qeverisës.

Sipas tij, ekziston mundësia që brenda disa muajsh të përfundojë dialogu dhe të arrihet marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë, duke e lidhur këtë me zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.

“Tani i kemi dy emisarë të caktuar nga presidenti Trump, normalisht se Grenell është kryesori dhe ky hap i Trump na tregon se më nuk do të jetë si deri më tani në aspektin e angazhimit të SHBA-ve dhe natyrisht se edhe krijimi i qeverisë së re dhe vizita e menjëhershme e ambasadorit amerikan në Gjermani na bën të kuptojmë se do të ketë të reja në dialog së pari në kuptimin e fillimit të dialogut për të cilin mendoj se nuk do të ketë problemduke pasur parasysh se dy partitë në Kosovë që mendohet se do të formojnë koalicionin pajtohen se taksa duhet të hiqet dhe të zëvendësohet me reciprocitet dhe për SHBA-të kjo është e rëndësishme, që dialogu të rifillojë dhe ndoshta brenda disa muajsh të përfundojë , këtë unë e lidhi me zgjedhjet e ardhshme në SHBA dhe duket se ata duan të zgjedhin çështjen e Kosovës dhe të mos e kenë barrë që mund të zgjatet edhe më tepër si e pazgjidhur dhe e paqartë”, tha Mushkolaj për lajmi.net.

Edhe analisti tjetër dhe njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri thotë se të dy emisarët e Trumpit për të njëjtën çështje tregojnë se SHBA-të dëshirojnë mbyllje të shpejtë të marrëveshjes.

I njëjti është shprehur se taksa më nuk do të jetë problem pas formimit të qeverisë së re.

“Ambasadori i Amerikës në Gjermani Richard Grenell që është i dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe ne gjithashtu kemi edhe Mattheë Palmer si i dërguar për Ballkanin dhe ne shohim se SHBA-të janë të interesuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës sa më shpejtë. Marrveshja është ndalur për shkak të taksës dhe parakusht është suspendimi i taksës dhe qeveria e re kanë pranuar se do të suspendojnë taksën dhe do ta zëvendësojnë me reciprocitet”, tha Tahiri për lajmi.net.

Më tutje, Tahiri është shprehur se as Grenell dhe as Palmer nuk kanë ndonjë ide për zgjidhjen e çështjes së Kosovës por, presin normalizim të marrëdhënieve.

“Tani, as Grenell e as Palmer nuk kanë ndonjë ide se si do të zgjidhet dhe nuk kanë asnjë projekt, ata vetëm thonë se duhet të zgjidhet sa më shpejtë sepse nuk presin zhvillime të reja të mira midis Kosovës dhe Serbisë. Atë që e duan SHBA-të është se pavarësia nuk është në diskutim dhe duhet të shkohet drejtë normalizimit të marrëdhënieve. Mund të jetë që Serbia para se të fillojë bisedimet me BE-në për anëtarësim duhet të përfundojë marrëveshjen me Kosovën”, tha Tahiri.

Vlen të theksohet se sot, ambasador Grenell ka vizituar Beogradin ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq me të cilin kanë folur rreth dialogut.

Grenell nga Beogradi ka porositur krerët e të dy shteteve të arrijnë sa më shpejtë tek një marrëveshje e pranueshme për të dy palët. /Lajmi.net/

Grenell dhe Palmer – dëshmi se SHBA-të duan arritjen e shpejtë të një marrëveshje Kosovë – Serbi
20:19 | 11 Tetor 2019

-----