
Presidenti amerikan Jo Biden ka njoftuar zyrtarisht një bashkëpunim mes Shtëpisë së Bardhë dhe Merck e Johnson & Johnson’s, dy prej kompanive farmaceutike më të mëdha në botë.
Edhe pse këto kompani kanë qenë tradicionalisht rivale, ato kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për të përshpejtuar prodhimin e vaksinës Johnson& Johnson që merret vetëm me një dozë.
“Një bashkëpunim të tillë të ngjashëm e kemi parë në Luftën e Dytë Botërore” ka nënvizuar presidenti, duke evidentuar se ka aktivizuar ‘Aktin e Mbrojtjes’, një ligj që daton që nga lufta me Korenë, për të pershtatur dy impiante të kompanisë Mercks për prodhimin e vaksinës.
Ndërsa dy shtete, Teksas e Mississippi, kanë njoftuar heqjen e të gjitha masave parandaluese e shtrënguese (edhe të maskave) për pandeminë, presidenti ka apeluar për të bërë kujdes.