Ballina Lajme nacionale “Amelika, Gleneli”, Albin Kurti sulmon Thaçin: Do ta shohim në cilën anë...

“Amelika, Gleneli”, Albin Kurti sulmon Thaçin: Do ta shohim në cilën anë je ti?

59
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Përplasjet e forta mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nuk kanë të ndalur.

----

Presidenti Thaçi me anë të një qëndrimi të mbajtur e cilësoi Kurtin, si kryeministrin më të dobët që ka pasur Kosova ndonjëherë.

”Kryeministër më të dobët e më të paditur, më të papërgatitur për të udhëhequr këtë zyrë, vendi nuk ka patsr nga periudha 2000 e tutje. Kosova ka ndërruar shumë kryeministra. Një kryeministër që një ligj nuk e ka plotësuar në Kuvend, çfarë kërkon prej tj? Çfarë ka bërë për bujqësinë? Biznesin e bogël, të mesëm? Zero”, tha presidenti në një intervistë televizive, duke theksuar se kjo qeveri ka dështuar.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Kurti, i cili e etiketon Thaçin, si pjesë të regjimit të vjetër.

“Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre. Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq”, reagon Kurti me anë të një postimi në rrjetet sociale..

Kryeministri në detyrë shprehet  se “në ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?”

Kriza politike në Kosovë u shkaktua prej vendimit të Parlamentit për votimin pro rrëzimit të qeverisë aktuale. Kjo shkaktoi përplasje, pasi Kurti kërkon zbatimin e Kushtetutës, sipas të cilës, duhet të jetë ai personi që të formojë qeverinë, ndërsa këmbëngul që vendi të shkojë në zgjedhje të parakoshhme. Kjo përplasje bëri që partitë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, ku LDK dhe PDK duan që të interpretohet nëse kanë të drejtë të formojnë një qeveri të re, pa pasur nevojë që vendi të shkojë në zgjedhje. Kjo gjykatë pritet të japë vendimin nesër.

----- ----