Ballina Lajme nacionale Ambasadori rus kritikon SHBA-në dhe BE-në për “mbështetjen” e Kosovës

Ambasadori rus kritikon SHBA-në dhe BE-në për “mbështetjen” e Kosovës

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ambasadori i Rusisë në Beograd kritikon SHBA-në dhe BE-në për “mbështetjen” e Kosovës.

Presidenti i Perëndimit ndaj Serbisë është i qartë, SHBA dhe bashkëpuntorët e saj nxisin Kosovën të shtojë tensionet në rajon, ka deklaruar ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan Harchenko.

Ai ka deklaruar se presionet ndaj Serbisë vërehen qartë edhe gjatë kontakteve që Bashkimi Evropian zhvillon me Serbinë. Por, sipas tij, amerikanët janë duke e bërë në formë edhe më të fuqishme.

Harchenko ka thënë se nuk ekzistojnë dëshmi se interesat e Beogradit në çfarëdo forme do të merren parasysh në kërkim të një marrëveshjeje me Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Perëndimi, mbi të gjitha Uashingtoni, mbështet shqiptarët e kosovës, strukturat e tyre ushtarake, veprimet në çështjen e krijimit të ushtrisë, të cilat jo vetëm se nuk janë në nivelin e së drejtës, por paraqesin synime për të shtuar tensionet”, deklaroi ai gjatë një interviste për “Sputnik”.

Ai ka thënë se Moska shpreson se tensionet në lidhje me Kosovën nuk do të sjellin një konflikt më të gjerë.

“Shpresoj se Evropa do të bindet se situata është duke u zgjeruar në drejtim të rrezikshëm. Nëse vazhdon të lihet anash, mund të dal nga kontrolli duke sjellë përplasje”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Ambasadori rus ka theksuar se Moska mbështet arritjen e një marrëveshjeje në pajtim mes Beogradit dhe Prishtinës, por në përputhje dhe me aprovimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai ka thënë se një marrëveshje e tillë mund t’i jap fund çështjes së Kosovës dhe stabilitetit në rajon.

---- ----
-----