Ballina Lajme nacionale Ambasadori italian në Beograd kërkon nga Kosova të heqë taksën

Ambasadori italian në Beograd kërkon nga Kosova të heqë taksën

4
SHPËRNDAJE

Ambasadori italian në Beograd kërkon që Qeveria e re në Kosovë ta heqë taksën.

Ambasadori italian në Serbi, Carlo Lo Cascio ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të të jetë e mundur.

“Ne presim që Qeveria e re në Prishtinë të fillojë të veprojë në një frymë dialogu sa më shpejt që të marrë detyrën, duke filluar me heqjen e taksës. Ne jemi të sigurt se Beogradi, nga ana tjetër, do të jetë në gjendje të kontribuojë në mënyrë konstruktive në rifillimin e dialogut”, tha ai në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, transmeton Klan Kosova.

Diplomati italian në Beograd njëherit përshëndeti iniciativën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe
kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama për “Mini – Schengenin”.

“Ne jemi duke ndjekur me interes dhe vëmendje iniciativën që presidenti Aleksandar Vuçiq filloi me Zaevin dhe Ramën në Novi Sad. Ne jemi të bindur se bashkëpunimi më i mirë midis vendeve dhe rajoneve është parakusht për tejkalimin e çështjeve të kaluara dhe vendosjen e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe jetët e qytetarëve ”, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.