Ballina Lajme nacionale Ambasadori italian i shkon në ‘konak’ Isa Mustafës

Ambasadori italian i shkon në ‘konak’ Isa Mustafës

8
SHPËRNDAJE

Pasi u rizgjedh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa ka nisur takimet me ambasadorët e akredituar në Kosovës.

Pas takimit që pati me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, Mustafa sot ka pritur në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Sardi.

Takimi ka qenë është zhvilluar me dyer të mbyllura, përderisa mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Ditë më parë Mustafa ka takuar edhe ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett.

Në takimin me ambasadorin Kosnett, sipas një komunikate të lëshuar nga kjo parti, është diskutuar për zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe situata aktuale politike.