Ballina AKTUALE Ambasadori i Turqisë dhe koordinatorja e TIKA-së vizituan KNSH-në

Ambasadori i Turqisë dhe koordinatorja e TIKA-së vizituan KNSH-në

50
SHPËRNDAJE

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari Ragmi Mustafa me bashkëpunëtor mirëpriti Ambasadorin e Turqisë, z.Tanju Bilgiç dhe koordinatoren e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA znj.Cagla Gultekin me bashkëpunëtorë.

Në takimin me Ambasadorin, z. Bilgiç u diskutua për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Kryetari Mustafa informoi ambasadorin me planet dhe punën e KKSH-së drejt konsumimit të drejtave ligjore në fushat përkatëse dhe kërkoi ndihmën e tij për avancimin e çështjeve ende të pazgjidhura të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Vlen të theksohet se me Ambasadorin dhe koordinatoren e TIKA-s u shqyrtuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të TIKA-s, Ambasadës Turke dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në të ardhmen.