Ballina Lajme nacionale Ambasadori britanik tregon përshtypjet e tij për Kosovën

Ambasadori britanik tregon përshtypjet e tij për Kosovën

11
SHPËRNDAJE

Jemi në prag të përmbylljes të vitit 2019.

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka treguar përshtypjet e para në 4 muajt fillestarë në Kosovë.

Ambasadori britanik e ka vlerësuar Kosovën si vend me shumë potencial dhe me njerëz mikpritës.

Ndeshjen mes Kosovës e Anglisë, Abott e vlerëson si kujtimin më të veçantë të tij deri më tani.

“Gjatë kësaj sezone festive do të dëshiroja të ndaja me ju disa mendime dhe përshtypje nga katër muajt e parë në Kosovë. Ky është një vend me plotë jetë, i ri dhe me shumë potencial. Jam shumë falenderues për mikpritjen e ngrohtë që une dhe familja ime kemi pranuar këtu.

Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të kaloj kohë me burrat dhe gratë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë muajve të kaluar. Ata përfaqësojnë më të mirët e Kosovës: profesionistë, të aftë dhe nga të gjitha komunitetet. Pjesëtarët e FSK-së kanë qenë ndër të parët që kanë ndihmuar ata në nevojë për shpëtim dhe asistencë pas termetit në Shqipëri muajin e kaluar. Aftësia dhe guximi i tyre është vlerësuar me të drejtë. Ne do të vazhdojmë të përkrahim FSK-në me asistencë dhe trajnime edhe në vitin 2020.

Në tetor LSM Sophie, Kontesha e Wessex ka vizituar Kosovën, ku u takua me të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikt, duke theksuar rëndësinë e kësaj çështje.

Në javët e kaluara ne kemi ndëgjuar për raste të dhimbshme të stigmës që po vazhdon të ndikojë te viktimat e pafajshme, edhe brenda familjeve të tyre. Është koha që të gjithë ne t’a ngrisim zërin për të drejtat dhe dinjitetin e viktimave të këtyre krimeve të tmerrshme, të ju ofrojmë përkrahje, solidaritet dhe t’i pranojmë ata.

Vikendi kur është mbajtur ndeshja e futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë në nëntor, do të jetë përgjithmonë një kujtim i veçantë për mua. Ngrohtësia e mikpritjes për tifozët Anglezë ishte më e mira që ata kanë pranuar kudo në botë, dhe unë ende ndihem shumë i privilegjuar që kam pasur mundësinë t’a përjetoj si Ambasador Britanik këtu. Pavarësisht rezultatit të lojës, kjo ngjarje ka ripërtërirë afërsinë në mes dy vendeve tona.

Përderisa i afrohemi fundit të vitit 2019, unë dua të ju uroj vitin e ri 2020, me gëzime dhe prosperitet” shkruan ambasadori Abott.