Ballina Lajme nacionale Ambasadori britanik: Jemi kundër ndryshimit të kufijve, por s’mund të flitet për...

Ambasadori britanik: Jemi kundër ndryshimit të kufijve, por s’mund të flitet për vija të kuqe

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nicholas Abott është ambasadori i ri i Britanisë në Kosovë.

Ai ka zgjedhur që intervistën e parë në këtë cilësi ta jap për një medium serb.

Abott, për “Kossev” ka folur lidhur me zgjedhjet në Kosovë, demokracinë, politikanët e shumë çështje tjera, transmeton lajmi.

Duke folur për zgjedhjet në Kosovë, Abott ka thënë se “është në dorën e qytetarëve të Kosovës të vendosin për personat që do t’i përfaqësojnë dhe mbështesin”.

Sipas tij, në Kosovë ka një tendencë të ndërrimit të gjeneratave dhe agjendave, me partitë që synojnë kandidatë të ri për deputetë e ktryeministra.

Pyetje interesante, ambasadorit të ri britanik iu bë në lidhje me presidentin Thaçi dhe ish-kryeministrin Haradinaj. Ai në këtë kontekst u pyet për dallimet mes tyre.

“Nëse i shohim liderët në Kosovë, ata të gjithë veprojnë ndryshe njëri tjetrit. Ata kanë qëllime dhe pikëpamje të ndryshme në probleme të caktuara. Jam i sigurt se presidenti dhe kryeministri kanë pasur dallime gjithashtu. Këtu shoh garë aktive dhe energjike”, ka thënë ai.

Abott ka folur edhe për dialogun, teksa ka thënë se Kosova dhe Serbia, janë në të ashtuquajtur “fund të vdekur”.

“Në këtë pikë, duket se as Kosova dhe as Serbia nuk janë të gatshme të lëvizin përpara, duhet të ndryshojmë diçka. Mendoj se mundësia mund të vijë pas zgjedhjeve. Britania e Madhe bashkë me partnerët tjerë mbetet e involvuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, nuk është në dorën e ndërkombëtare të përcaktojnë nëse Kosova dhe Serbia do të lëvizin përpara, por vet në dorën e të dy vendeve, dhe se sipas tij çdo zgjidhje e arritur nga palët do të pranohet në Britania.

Abott ka ritheksuar qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve. Ka thënë se një gjë e tillë nuk nënkupton shkuarjen përpara të dy vendeve.

“Vijat e kuqe janë fjalë e zorshme. Mendoj se parametrat është një shprehje më adekuate”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/

---- ----
----
----- ----
-----