Ballina Lajme nacionale Ambasadori britanik i bën thirrje kosovarëve të dalin në zgjedhje

Ambasadori britanik i bën thirrje kosovarëve të dalin në zgjedhje

5
SHPËRNDAJE

Kosova me 6 tetor do të ketë zgjedhje.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, u ka bërë thirrje kosovarëve që të dalin në votimet e 6 tetorit pa marrë parasysh moshën, gjininë dhe përkatësinë, sepse sipas tij, kjo datë është e rëndësisë së jashtëzakonshme që kosovarët të zgjedhin drejtimin e shtetit të tyre.

Ai shtoi se forca e qytetarit është vota e lirë, andaj duhet të votohet lirshëm dhe pa kërcënime.

I pari i Londrës në Prishtinë theksoi që në rast se kosovarët përballen me situata të kërcënimeve dhe shantazheve në ditën e zgjedhjeve, duhet të raportojnë menjëherë tek autoritet, të cilat këto do t’i marrin me seriozitet të lartë.

Po ashtu ambasadori deklaroi se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhjet tona parlamentare.