Ballina Lajme nacionale Ambasadori amerikan i kërkon Thaçit: Shkarkoje Rrustem Mustafën

Ambasadori amerikan i kërkon Thaçit: Shkarkoje Rrustem Mustafën

38
SHPËRNDAJE

Rrustem Mustafa nuk pritet të jetë edhe për kohë të gjatë këshilltar i presidentit Hashim Thaçit.

Kjo pasi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka kërkuar nga presidenti i Republikës, Hashim Thaçi që të shkarkojë nga detyra e këshilltarit, Rrustem Mustafën.

“I inkurajuar të shoh që disa të dënuar po shkarkohen nga pozitat- kjo duhet të bëhet procedurë standarde për qeverinë. I kënaqur që shoh që mediat po flasin për një të dënuar për krime lufte të emëruar… shkarkimi do të dëshmonte respektim të sundimit të ligjit”, ka shkruar Kosnett në Twiter.

Foto: Rrustem Mustafa-Remi