Ballina Lajme nacionale Ambasadori amerikan ‘godet’ qeverinë për udhëtimet e panevojshme jashtë vendit

Ambasadori amerikan ‘godet’ qeverinë për udhëtimet e panevojshme jashtë vendit

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kosnett me kritika për qeverinë në largim.

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett, përmes një postimi në ‘Tëitter’ ka kritikuar qeverinë në largim për shpenzimin e parave të shtetit në udhëtime jashtë vendit.

Kosnett ka cituar Zyrën Kombëtare të Audimit e cila ka gjetur se disa udhëtime të qeverisë së Kosovës janë të panevojshme.

Ai gjithashtu ka thënë se donatorët janë zotuar të mos financojnë më udhëtime jashtë vendit, ku punët mund të kryhen lehtësisht edhe në Kosovë.

Ambasadori amerikan ka pyetur se a do të angazhohet qeveria e re në Kosovë, për të njejtën gjë.

Ky është shkrimi i plotë i Kosnett.

“Zyra Kombëtare e Auditimit paralajmëron që udhëtimi i qeverisë së Kosovës është i panevojshëm dhe i kotë. Donatorët janë zotuar të mos e financojnë udhëtimin kur puna – si strategjia dhe seancat e shkrimit – mund të bëhen lehtësisht në Kosovë. A do të angazhohet qeveria e re ta bëjë të njëjtën gjë?”

---- ----
----
----- ----
-----