Ballina Lajme nacionale Ambasadori amerikan flet për korrigjimin e kufijve

Ambasadori amerikan flet për korrigjimin e kufijve

38
SHPËRNDAJE

Ideja për korrigjimin e kufijve vazhdon të jetë e përfolur.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnet, ka thënë se shteti i tij asnjëherë nuk ka thënë se përkrah një marrëveshje për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës-Serbisë, por vetëm kanë shprehur qëndrim që dy palëve duhet t’iu jepet hapësirë për të dialoguar për atë që duan.

“Dua të them që është mendim i qeverisë amerikane që negociatorët e të dyja palëve duhet të kenë liri që të vendosin vetë për çfarë duan të flasin. Kur Qeveria amerikane tha vitin e kaluar se nuk do të kundërshtonim bisedën për rregullimin e kufirit, nuk thamë se e parapëlqejmë rregullimin e kufirit, por vetëm po themi që negociatorët duhet të jenë të lirë të bisedojnë për atë që duan”, ka thënë ai për rajonipess.

Për rikthimin në dialog, kreu i Ambasadës amerikane thotë që pala kosovare duhet të marrë vendim për pezullimin e taksës.

“Pra ne mendojmë që nga pala kosovare do të duhej të kishte një pezullim të përkohshëm të taksës si hap i parë për rikthimin e dialogut, por të njëjtën kohë kërkojmë që edhe Beogradi të ndërmerr hapa për fillimin e procesit sërish”, ka shtuar ai.

Teksa ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kosnett ka thënë se dy qeveritë, në Prishtinë e Beograd duhet t’i qasen në mënyrë kreative bisedimeve, dhe në të drejtën e tyre për kompromis të marrin edhe hapa që ndoshta nuk janë të popullarizuar as në Kosovë e as në Serbi.

“Së pari për dialogun pozicioni i Qeverisë amerikane është që dialogu është i nevojshëm që të krijojë paqe, drejtësi dhe prosperitet për qytetarët e vendit, prandaj fuqimisht e mbështesim kthimin e shpejt në dialog. Ne besojmë se të dyja qeveritë, ajo e Prishtinës dhe e Beogradit duhet të ndërmarrin hapa dhe t`i qasen dialogut në mënyrë kreative si dhe në të drejtën e kompromiseve dhe të ndërmarrin hapa që ndoshta nuk janë të popullarizuar për asnjërin vend”, potencon ambasdadori amerikan.

-----