Ballina Lajme nacionale Ambasada e Amerikës mahnitet me bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasada e Amerikës mahnitet me bukuritë natyrore të Kosovës

43
SHPËRNDAJE

Bukuritë natyrore të Kosovës po e mahnitin Ambasadën e Amerikës.

Tashmë është bërë praktikë nga zyrtarët e Ambasadës Amerikane që çdo të diel të eksplorojnë vendet malore të Kosovës.

Të dielën e kaluar ambasadori Philip Kosnett vizitoi Grykën e Rugovës dhe Leqinatin ndërsa sot një pjesë e stafit të Ambasadës kanë vizituar Shpellën e Radavcit.

“Ka aq shumë vende të bukura për tu hulumtuar në Kosovën e Bukur. Disa nga zyrtarët e Ambasadës ishin me fat që vizituan Shpellën e Radavcit në Pejë dhe shikuan burimin e lumit Drin” thuhet në njoftimin e Ambasadës në rrjetet sociale.

-----