Ballina Sport Altin Lala: Bashkimi në një flamur dhe një kombëtare, rruga e vetme

Altin Lala: Bashkimi në një flamur dhe një kombëtare, rruga e vetme

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Dhjetë vjet pas tërheqjes nga futbolli ndërkombëtar, Altin Lala u kthye në fushë me fanellën e Kombëtares dhe me shiritin e kapitenit.

Nga ndeshja e legjendave të Kosovës dhe Shqipërisë, për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ish-mesfushori foli hapur për një prej temave më të diskutuara, atë të përfaqësimit me një Kombëtare të vetme.

Ish kapiteni legjendar i Shqipërisë, Altin Lala në fjalën e tij theksoi:

“Kjo ishte një ndeshje vëllazërore dhe besoj se do të bëhet çdo vit. Shpresojme që në të ardhmen ndeshjet te tilla të zhvillohen me shikues dhe të shndërrohen në spektakle futbolli.

Kosova ishte në gjendje më të mirë fizike, sepse lojtarët duket se aktivizohen më shpesh, por rëndësi ka fakti që gjithçka kaloi mirë dhe pa dëmtime.

Unë vij shpesh në Kosovë dhe kam parë ndryshime shumë pozitive. Madje, do të thosha se edhe Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova pavarësish se është shtet i ri.

I uroj gjithë të mirat Kosovës dhe sa më parë të bëhet edhe liberalizimi i vizave sepse kjo do të ishte gjë shumë e mirë për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm si popujt e tjerë të Evropës”, tha Altin Lala.

---- ----
----
----- ----
-----