Ballina Showbiz Alketa Vejsiu shfaqet në Sanremo dhe nuk i pushon goja duke folur...

Alketa Vejsiu shfaqet në Sanremo dhe nuk i pushon goja duke folur (FOTO)

120
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Alketa Vejsiu u ngjit sonte në skenën e madhe të festivalit të muzikës “Sanremo”. Moderatorja shqiptare po prezanton natën e tretë të festivalit italian bashkë me të dashurën e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Ëndrra e madhe më në fund u bë realitet dhe Alketa përfitoi nga mundësia për të treguar aftësinë e saj më të madhe, prezantimin para një publiku të rëndësishëm.

Prezantuesja shqiptare nisi të flasë pushim, duke i lënë të gjithë gojëhapur. Kjo ka detyruar edhe prezantuesin Amadeus që me humor të kritikojë Alketën: “Si ka mundësi që flet kaq shumë?!”

Por, duket se emocionet kanë bërë të veten, pasi Alketa zbriti shkallët dy herë dhe sigurisht kjo është e kuptueshme, kur bëhet fjalë për një eveniment kaq të rëndësishëm.

Me grim të theksuar, fustan ngjyrë rozë me detaje me shkëlqim të kombinuar me aksesorë, Alketa dukej tejet atraktive.

Kujtojmë që Alketa që kur mori ftesën zyrtare për të prezantuar në “Sanremo” është shprehur e emocionuar duke deklaruar se kjo është një nga ëndërrat e saj më të mëdha.

---- ----
----
----- ----
-----