Ballina Lajme Bota/Rajoni Ali Ahmeti thirret nga Gjykata Speciale me seli në Hagë

Ali Ahmeti thirret nga Gjykata Speciale me seli në Hagë

81
SHPËRNDAJE

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Këtë informacion e ka konfirmuar vetë Ahmeti për TV21.

“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj”, tha Ahmeti.

Ahmeti është ftuar nga Specialja në rolin e dëshmitarit.

Paraprakisht Gjykata Speciale intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftën e Kosovës me Serbinë. Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit.

Si intervistimi i Thaçit dhe ftesa e Ahmetit po vijnë pasi Gjykata Speciale më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Me Thaçin, në aktakuzë është i përfshirë edhe Kadri Veseli tash kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa persona të tjerë emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publik.

The post Ali Ahmeti thirret nga Gjykata Speciale me seli në Hagë appeared first on ShqipMedia.

-----