Ballina Lajme Bota/Rajoni Ali Ahmeti nga Kuvendi: Këtu do ta zgjedhim kryeministrin shqiptar, votoni 9

Ali Ahmeti nga Kuvendi: Këtu do ta zgjedhim kryeministrin shqiptar, votoni 9

32
SHPËRNDAJE

Të nderuara media, i nderuari kandidat për kryeministër, të nderuar
kandidatë për deputetë, të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër

Fushatën për zgjedhjet e 15 korrikut e nisëm në Prespë, ndërsa e
rrumbullakësuam mbrëmë në Ohër, jo rastësisht.

Në Kongresin zgjedhor të BDIsë vitin e kaluar i përcaktuam vijat tona të
kuqe për të ardhmën e vendit dhe të qytetarëve, e ato janë barazia e
plotë, integrimi në NATO dhe në Bashkimin Europian, ndërsa këto arrihen
nëpërmjet të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe asaj të
fqinjësisë së mirë nga të cilat kthim pas nuk ka!

Në këto zgjedhje, si pjesë e trashëgimisë sime në politikbërjen në këtë
vend, e aktualizuam idenë e zgjedhjes së kryeministrit të parë shqiptar
të vendit tonë të përbashkët, ide kjo që daton që në kongresin tonë të
dytë zgjedhor më 17 dhjetor të vitit 2009 në Shkup.

Trashëgimia ime dhe e bashkëpunëtorëve të mi ështe ndërtimi gurrë pas
gurri i kalasë së barazisë së plotë të shqiptarëve dhe të tjerëve në
vendin tonë euroatlantik.

Sot ka ardhur koha që të vemë gurrin e fundit në muret e kalasë sonë që
do të largojë hegjemonizmin etnik dhe do ti jep fund paragjykimeve.
Kjo ide, kjo nismë për të larguar të gjitha pengesat drejt barazisë së
plotë, hasi në reagime të jashtëzakonta, të përshpejtuara si dhe të
pashpjeguara.
Miq, të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në
shenjë!

Ne e kemi menduar gjërë e gjatë këtë hap dhe kemi konstatuar që pas
zbatimit të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, pas ndryshimit të
Kushtetutës, emrit dhe marrëveshjeve të Prespës dhe fqinjësisë së mirë,
pas anëtarësimit në NATO dhe hapjes së bisedimeve me Bashkimin Europian,
ka ardhur koha që ta shpalosim edhe këtë synim për të mirën e vendit
tonë.

Nga realizimi i këtij synimi përfitojnë të gjithë, ashtu sic kanë
përfituar të gjitha komunitetet më të vogla nga zbatimi i marrëveshjes
së Ohrit dhe prandaj pres që të gjitha komunitetet, edhe maqedonasit, të
votojnë dhe të përkrahin numrin 9 në këto zgjedhje si opsion i vërtetë,
opsion i drejtë dhe i duhur.

Kandidati jonë ka përvojë shumë më të madhe se sa të dy kandidat tjerë
dhe nuk ka asnjë skandal prapa vetës, por është i respektuar gjithandej.

Koha është që kjo gjeneratë e re prapa meje ta dëshmon vlerën e vet,
ndërsa ju, të gjithë, të përcaktuar e të papërcaktuar, gra e burra, të
ri e të moshuar, dilni dhe votoni, rrethoni numrin 9, vërtetoni vlerën
tuaj duke i dhënë një mundësi gjeneratës së re që edhe këta ta dëshmojnë
vlerën e vet dhe ta bëjnë kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së
Veriut i cili do të zgjidhet mu në këtë godinë, në Kuvend.

Të dashur qytetarë, ky synim, nuk është vetëm një ëndërr, ky synim
realizohet sepse ne e kemi matur shtatë herë dhe e kemi pre një herë,
prandaj bashkohuni të gjithë rreth numrit nëntë dhe jepni krahë
gjeneratës së re që të rrumbullaksojë trashëgiminë tonë të barazisë së
plotë.

Ne po guxojmë, bashkangjituni dhe së bashku do të shkruajmë historinë
për ta bërë ardhmërinë.

Kjo është ajo që sot po ua mundësojmë fëmijëve dhe nipërve e mbesave
tona: Besimi se ne mund të arrijmë gjithçka që ëndërrojmë. Besimi se
gjithësecili prej jush vlen dhe këtë do ta dëshmojë më 15 korrik duke
rrethuar numrin 9.

The post Ali Ahmeti nga Kuvendi: Këtu do ta zgjedhim kryeministrin shqiptar, votoni 9 appeared first on ShqipMedia.

----- ----- ----- -----