Ballina Lajme nacionale Alfred Moisiu përzgjidhet si një nga personalitetet që do të vaksinohet të...

Alfred Moisiu përzgjidhet si një nga personalitetet që do të vaksinohet të dielën: Mosha jonë një saçme kërkon

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Alfred Moisiu përzgjidhet si një nga personalitetet që do të vaksinohet të dielën: Mosha jonë një saçme kërkon

Kryeministri Edi Rama bërë me dije gjatë vizitës që kishte në Vlorë ditën e sotme se të dielën do të nisë vaksinimi i kategorisë së personaliteteve, mbi 80-vjeç, ndërsa nuk dha detaje se mbi çfarë kriteresh janë përzgjedhur emrat që do të marrin dozat.

Pjesë e kësaj liste është dhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili në një prononcim për Abcnews.al, konfirmoi faktin që ishte kontaktuar nga ministria.

“Po, më ka njoftuar, ditën e diel në orën 09:30 për të bërë vaksinën te stadiumi “Air Albania”. Duket se kanë vendosur drejt, pasi mosha jonë, sikur thotë populli një “saçme kërkon”.

Është moshë që e përballon me vështirësi një sëmundje të tillë. Mendoj që është vendim i drejtë”, tha Moisiu

Ish-presidenti kritikon qytetarët për faktin që nuk respektojnë masat anti-covid, por edhe partitë politike që po i shkelin në takimet elektorale.

“Populli është i padisiplinuar, rrinë pa maska, që është një mjet i domosdoshëm për t’u mbrojtur. E dyta distanca nuk mbahet. Shikoj edhe veprimtaritë politike që shkelen me të dyja këmbët, është shembull shumë negativ, duhet dënuar me rreptësi” tha Alfred Moisiu.

Alfred Moisiu përzgjidhet si një nga personalitetet që do të vaksinohet të dielën: Mosha jonë një saçme kërkon
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----