Ballina Sport Aleksi: Më e lehtë si mbrojtës, Kastriotin e bëjmë të bëjë lojën...

Aleksi: Më e lehtë si mbrojtës, Kastriotin e bëjmë të bëjë lojën tonë

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Albano Aleksi, mesfushori i Teutës, në prag të ndeshjes me Kastriotin, ka dalë para mediave dhe ka folur. Atij iu kujtua goli që realizoi kundër Bylisit në fundjavë dhe u shpreh: “Ishte goli im i parë në këtë sezon dhe shpresoj të jetë me vlera, pasi është fundi i kampionatit. Fitorja me Bylisin ishte shumë e rëndësishme, sepse kush gabon del nga gara. Pavarësisht kësaj, çdo ndeshje është shumë e vështirë. Ne do t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe shpresojmë t’ia dalim në fund”.

“Roli si mbrojtës? Ndihem shumë mirë, pasi nuk është hera e parë që luaj. Është më e thjeshtë, nuk vrapon shumë, duhet të mbyllësh disa zona me zgjuarsi. Gjithsesi më pëlqen roli im dhe shpresoj të kthehet kapiteni Arapi, që të rikthehem të luaj në pozicionin tim natyral”.

“Kastrioti? Normale që është një sfidë e vështirë, por për ne është ndeshja e radhës. Pa humbur respektin për kundërshtarin, ne jemi Teuta dhe duhet t’i fitojmë ndeshjet. Kemi si synim për të fituar kampionatin dhe shpresoj që të ndodhë e njëjta histori si me Bylisin”.

“Kastrioti mbrohet shumë? Duke u bazuar edhe te ndeshjet e kaluara të tyre, këtë gjë kanë bërë. Por ne do ta vendosim lojën nën kontroll dhe do t’i përshtatim ata që të bëjnë ata lojën tonë, jo ne lojën e tyre. Gjithsesi nëse jemi të motivuar si në ndeshjen me Bylisin, fitorja do jetë shumë e thjeshtë”.

“Shkëputje nga Partizani këtë javë? Këtë nuk mund ta them, pasi në një ndeshje janë të tria rezultatet për të dy palët. Unë besoj se nëse ne fitojmë me Kastriotin, 80% do mbyllet që këtë ndeshje. Në radhë të parë ne duhet të shohim ndeshjet tona, pasi nëse nuk fitojmë vetë nuk ka leverdi të shohim kundërshtarët. Gjithsesi mendoj që nëse fitojmë ndeshjet tona, presioni bie mbi kundërshtarin”.

The post Aleksi: Më e lehtë si mbrojtës, Kastriotin e bëjmë të bëjë lojën tonë appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----