Ballina Lajme nacionale Aleatët dalin nga zyra e Bashës pa vendim, enigmë strategjia e opozitës

Aleatët dalin nga zyra e Bashës pa vendim, enigmë strategjia e opozitës

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, aleatët e tij, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda iu përgjigjën interesit të medias, por nuk dhanë detaje për atë se çfarë është diskutuar në takim me liderin e selisë blu.

Kryetari i Partisë Republikane tha se raporti paraprak  i OSBE/ODIHR tregoi  se në zgjedhjet e së dielës asnjë nga kushtet e saj nuk është plotësuar.  Të pyetur  se nëse opozita do të vijojë protestat, Mediu dhe Doda treguan se edhe protestat janë mjete demokratike që do garantojnë lirinë e votës, ndërsa shtuan se një vendim i tillë ende nuk ka marrë “firmën finale”.

Sipas Mediut, “Raporti i OSBE tregon se nuk është plotësuar asnjë kusht. Shqiptarët e dinë se çfarë ka ndodhur . Mendoj se çdo gjë që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, duhet të vijohet”.

Ndërsa Mesila Doda tha se “zgjedhjet e kësaj radhe vërtetuan qëndrimin tonë prej kohësh”. E pyetur nëse do nisin protestat, Doda tha se ky vendim do të merret gjatë ditëve në vijim.

---- ----
-----